Trajnim mbi “Etikën e policisë dhe fenomenin e korrupsionit”

foto1

Trajnim mbi “Etikën e policisë dhe fenomenin e korrupsionit”

PAMECA V mbajti raundin e dytë të trajnimit me temë “Etika e Policisë dhe Fenomeni i Korrupsionit”, më 4 Mars 2020, në të cilin morën pjesë 24 kadetë të Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë. Programi i trajnimit u përqëndrua në parimet e sjelljes etike të policisë, rrezikun e fenomenit të korrupsionit në strukturat policore si dhe masat efektive për parandalimin dhe luftimin e tij. Për ta bërë trajnimin sa më të prekshëm, u diskutuan edhe çështjet konkrete të korrupsionit policor të ndjekura penalisht në Itali.

Drejtuesi i Ekipit të PAMECA V ishte gjithashtu i pranishëm gjatë këtij aktiviteti formues, ku nënvizoi rolin thelbësor që ka policia në zbatimin e ligjit dhe se sa e rëndësishme është sjellja etike e secilit prej tyre, në mënyrë që të gëzojnë besimin, pëlqimin dhe bashkëpunimin e qytetareve, si dhe të ruajnë imazhin e pastes të organizatës policore.

Në fund të trajnimit, të pranishmit plotësuan një pyetësor mbi masat që ata i konsiderojnë të nevojshme për të frenuar korrupsionin në strukturat e policisë shqiptare. Dy nga masat më të përzgjedhura ishin: 1. Paga më të larta për punonjësit e policisë dhe një standard jetese më të mirë, 2. Drejtues shembullorë, të cilët sillen në mënyrë etike dhe me integritet.

Ky aktivitet formues do të zhvillohet edhe për tre grupe të tjera të Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë, në ditët në vijim.

/ @sq