Trajnim online mbi “Krimi i Organizuar dhe Korrupsioni Kriminal; Rreziqet nga Fenomeni i Korrupsionit në Polici “

videoc

Trajnim online mbi “Krimi i Organizuar dhe Korrupsioni Kriminal; Rreziqet nga Fenomeni i Korrupsionit në Polici “

PAMECA V realizoi një trajnim online mbi “Krimin e organizuar dhe korrupsionin kriminal; risqet nga fenomeni i korrupsionit në Polici ”. Ky aktivitet formues  u zhvillua në 20 Prill dhe u ndoq nga 18 studentë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë.

Programi i trajnimit u përqëndrua në aspektet kryesore që kanë të bëjnë me fenomenin e korrupsionit, duke ofruar një analizë shkencore dhe operacionale të tij. Programi nisi me një përmbledhje mbi fenomenin e korrupsionit dhe format e tij, shkaqet, pasojat dhe masat për parandalim dhe vazhdoi me sjelljen joetike të policisë, lidhjen midis korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe menaxhimit e riskut të korrupsionit në strukturat e policisë. Për më tepër, u theksua rezoluta e Kodit Evropian të Etikës së Policisë dhe u prezantua një përmbledhje mbi SPAK-un, si struktura e krijuar rishtazi për të luftuar korrupsionin. Gjithashtu, studentët e vitit të tretë, përfitues të këtij trajnimi online, u njohën me normat ligjore shqiptare në lidhje me etikën në polici. Për më tepër, eksperti ndërkombëtar i projektit PAMECA V ndau disa raste konkrete të korrupsionit në polici, të ndjekura penalisht në Itali. Në fund të trajnimit, studentët plotësuan një pyetësor mbi “Masat që duhen ndërmarrë për të frenuar korrupsionin në policinë shqiptare”.

Ky aktivitet formues kishte për synim rritjen e aftësive të përfituesve duke thelluar njohuritë mbi fenomenin e korrupsionit dhe strukturat ligjzbatuese kundër-korrupsion, mbi identifikimin dhe shmangien e sjelljeve joetike dhe sjelljeve të prirura drejt korrupsionit brenda strukturave të policisë, mbi efektet e mundshme që korrupsioni mund të ketë në punën e tyre si dhe mënyrat për ta zbutur dhe parandaluar këtë fenomen.

/ @sq