PAMECA V mbështet Policinë e Shtetit në luftën kundër Covid-19

DSC_5A

PAMECA V mbështet Policinë e Shtetit në luftën kundër Covid-19

Sot në 22.04.2020, PAMECA V në bashkëpunim me dhe në emër të EUD dhuroi 3000 pajisje sterilizues duarsh për Policinë e Shtetit (PSH), për të siguruar mbështetjen lidhur me zbatimin e masave parandaluese kundër përhapjes së virusit Covid-19.

Gjatë ceremonisë së dhurimit, Z. Gilles Locchi, Ekspert Afatgjatë i PAMECA V, tha se Projekti i përkushtuar të ndihmojë përfituesit, pas përhapjes së Covid-19, ka prioritarizuar aktivitetet dhe me miratimin e Delegacionit të BE-së, ai ka vënë në dispozicion buxhetin e Kontigjencës së Projektit për të financuar furnizimet me sterilizues për duart për oficerët e policisë, në përputhje me nevojat e PSH-së.

Z. Thodhori Gravani, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në PSH, falenderoi Projektin PAMECA V për ndihmën e ofruar duke theksuar domosdoshmërinë e këtyre pajisjeve mbrojtëse për efektivët e Policisë. Z. Gravani, gjithashtu falenderoi PAMECA V për bashkëpunimin dhe dërgimin e ‘Manualit për Menaxhimin e Pandemisë nga Agjencitë Ligjzbatuese’. Ky Manual ka qenë shumë i dobishëm për Oficerët e Policisë së patrullës për të zbatuar më mirë masat paraprake bda Covid-19.

Për më tepër, PAMECA V në bashkëpunim me PSH, do të mundësojë shpërndarjen e sterilizuesve të duarve në disa rrethe në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Bashkëpunimi me PSH-ë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë konsiderohet të jetë me shumë rëndësi për PAMECA V dhe ne e vlerësojmë shumë mundësinë për të siguruar një mbështetje të tillë gjatë kësaj kohe të vështirë.

 

me shume foto …..

 

 

/ @sq