Trajnim/takim mbi “Hartimi i Planit të Integritetit të praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”

ALB_200422_02

Trajnim/takim mbi “Hartimi i Planit të Integritetit të praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”

Më 21-22 prill 2020, PAMECA V dhe DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë) organizuan 2 takime online (për shkak të masave të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19 në vend) mbi ‘Hartimin e Planit të Integritetit të praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit (PSH)’. Qëllimi i takimit të parë midis stafit të DCAF dhe PAMECA ishte të analizojë statusin aktual të aktivitetit të kryer nga Grupi i Punës dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Planit të Integritetit të PSH deri në fund të korrikut.

Qëllimi i takimit të dytë, i mbajtur më 22 prill 2020, ishte të ofrohet ndihmë e mëtutjeshme për PSH dhe Ministrinë e Brendshme në hartimin e një plani të integritetit, me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë të angazhuar nga PAMECA dhe DCAF, z. Giuseppe Abbatino nga Autoriteti Kombëtar Italian kundër Korrupsionit dhe z. Brahim Sadriu nga Policia e Kosovës.

Gjatë fjalës hyrëse, Z. Giovanni Pasqua, Ekspert Afatgjatë i PAMECA për Burimet Njerëzore, dhe Z. Paulo Costa, Shefi i Programit të Policisë në DCAF, theksuan rëndësinë e këtij procesi dhe vlerësuan vendosmërinë e anëtarëve të Grupit të Punës për të përfunduar analizën e rrezikut dhe zhvillimin e Planit të Integritetit që mund të shërbejë si një model i qasjes për të gjitha institucionet shqiptare. Z. Neritan Nalbati, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në PSH, dhe Z. Arben Gjergji, Drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Trajtim të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, ritheksuan angazhimin e Grupit Punues në përgatitjen e një dokument solid, duke përdorur si shembull disa modele nga vendet e tjera dhe duke reflektuar strukturat dhe kushtet shqiptare.

/ @sq