Covid-19 – PAMECA V mbështet Policinë e Shtetit Shqiptar
Më 22-23 Prill 2020, ne vijim të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit për dhurimin e 3000 njësive me sterilizuesh duarsh (PSH), PAMECA V mundësoi shpërndarjen pajisjeve disinfektuese në Departamentin e Policisë Vendore (DPV) të Tiranës dhe DVP e
Departamentet e Policisë Kufitare dhe Migracionit të Durrësit dhe Vlorës.
Shpërndarja në këto rrethe u krye me koordinimin dhe në emër të PSH për t’iu përgjigjur nevojave të personelit policor të këtyre Drejtorive Vendore, për zbatimin e masave parandaluese kundër virusit Covid-19.
PAMECA V vlerëson së tepërmi mundësinë për të mbështetur dhe siguruar angazhimin e saj të vazhdueshëm për zhvillimin e një bashkëpunimi të frytshëm me rajonet gjatë kësaj kohe të vështirë.