Trajnim i Trajnerëve online mbi “Risqet nga Fenomeni i Korrupsionit në Agjencitë Ligjzbatuese Shqiptare; Përhapja, Ndikimi, Strategji”
PAMECA V në bashkëpunim me Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) organizuan një Trajnim të Trajnerëve (TT) online, në temën “Risqet nga Fenomeni i Korrupsionit në Agjencitë Ligjzbatuese Shqiptare, nga një Qasje Operative; Përhapja, Ndikimi, Strategji”, më 4 maj 2020. Ky TT kishte si përfitues personelin e mësimdhënës dhe Departamentin e Planifikimit dhe Kontrollit, Akademia e Sigurisë, të cilët janë aktorët kryesorë në dhënien e njohurisë mbi rregullat e etikës dhe standardeve të sjelljes profesionale për brezat e rinj të policisë.
Grupi i ekspertëve përbëhej nga një prokuror i SPAK, i cili prezantoi kornizën ligjore dhe kompetencat që ka SPAK në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, dhe eksperti afatgjatë prokuror dhe PAMECA V dhe ekspert i krimit të organizuar, nga rradhët e policisë, me përvojë të gjatë në Drejtorinë e Hetimit Anti-mafia (DIA). Në TT u diskutuan raste konkrete korrupsioni në agjencitë ligjzbatuese të ndjekura penalisht në Itali, dhe trajtuan mënyrat e ndryshme se si manifestohet fenomeni i korrupsionit në agjencitë ligjzbatuese, abuzimin me detyrën, lidhja e korrupsionit me grupet kriminale, mekanizmat për zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit brenda agjencive ligjzbatuese. dhe rëndësia e madhe e rritjes së ndërgjegjësimit mbi profesionalizmin, etikën e policisë dhe parimin e ‘udhëheqësit si shembull’.
Në fund, një sërë rekomandimesh u dhanë në lidhje me sjelljen etike, duke synuar forcimin e llogaridhënies të agjencive ligjzbatuese dhe besimin e publikut tek ato.