Trajnim i shtate rajonal mbi ‘’Ligjin Anti-Mafia’’
Më 2 qershor 2020, PAMECA V në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe EURALIUS V organizuan trajnimin e shtatë rajonal për disa ndryshime në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimin, korrupsionin dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Ligji Anti-Mafia”). Eksperti Afatshkurtër i PAMECA-Kryeprokurori i Benevento në Itali, ndau përvojën italiane në zbatimin e Ligjit Anti-Mafia. Eksperti nga Shkolla e Magjistraturës, prezantoi mbi ndryshimet e reja të Ligjit Anti-Mafia dhe përvojat në zbatimin e Ligjit të ri Anti-Mafia. Diskutimet midis ekspertëve nga PAMECA V dhe EURALIUS, si dhe pjesëmarrësit ofruan udhëzime në lidhje me aspektet e interpretimit të ligjit.
Ky trajnim u mbajt në platformë interneti dhe morën pjesë më shumë se 30 magjistratë që treguan interes të konsiderueshëm për këtë temë.