Trajnim për “Kuadrin Ligjor dhe teknikat operative në lidhje me kontrollin e ambejnteve dhe personave” për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
Më 8 qershor 2020, ekspertët ndërkombëtarë të projektit PAMECA V për krimin e organizuar mbajtën një trajnim me temë “Kuadri ligjor dhe teknikat operacionale në lidhje me kontrollin e ambjenteve dhe personave, përmes nocioneve teorike dhe përvojave praktike”.
Në këtë veprimtari trajnuese morën pjesë 30 studentë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimeve, pjesë e “Kursit për Oficerët e Policisë Kriminale”, Akademia e Sigurisë. Z. Ilirjan Mandro, Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, ishte gjithashtu i pranishëm për fjalën e hapjes.
Përmbajtja e materialit të trajnimit ofroi informacion thelbësor për legjislacionin dhe procedurat, masat mbrojtëse të subjekteve të kontrollit, hartimin e një procesverbali efektiv mbi operacionin e kontrollit si dhe rëndësinë e punës në grup dhe bashkëpunimin e ngushtë me Prokurorinë.
Për më tepër, u ndanë përvojat më të mira të BE-së në lidhje me teknikat operacionale të kontrollit të ambjenteve dhe personave.
Në fund të trajnimit, ekspertët dhanë disa rekomandime se si të kryhet një operacion i ligjshëm dhe i suksesshëm Kontrolli.