Trajnim mbi “Etikën e policisë dhe fenomenin e korrupsionit” për Kolegjin Profesional të Lartë të Policisë:
PAMECA V organizoi ciklin e tretë të trajnimit me temë “Etika e Policisë dhe Fenomeni i Korrupsionit”, më 15 qershor 2020, përfituesit e të cilit ishin 26 kadetë të Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë, Akademia e Sigurisë. Programi i trajnimit përfshiu aspekte, si: vlerat etike dhe parimet e sjelljes etike të policisë, faktorët sinjalizues të riskut nga fenomenit i korrupsionit në strukturat e policisë, kuadri përkatës ligjor aktual shqiptar si dhe masat efektive për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Për më tepër, raste konkrete të korrupsionit në polici, të ndjekura penalisht në Itali, u ndanë nga eksperti ndërkombëtar për krimin e organizuar.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor mbi masat që ata i konsiderojnë të nevojshme për të frenuar korrupsionin në strukturat e policisë shqiptare.