Trajnim/takim mbi “Hartimi i Planit të Integritetit të praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”
Më 19 qershor 2020, PAMECA V dhe DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë) organizuan një takim online (për shkak të masave të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19 në vend) me përfaqësues të Grupit të Punës nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, dhe Drejtoria për Inspektim dhe Trajtim të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, mbi ‘Hartimin e Planit të Integritetit të praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit (PSH)’.
Anëtarët e GP patën rastin të diskutojnë me ekspertët hapat e fundit të hartimit të Planit të Integritetit. Çështjet specifike që u diskutuan gjerësisht nga ekspertët gjatë takimit kishin të bëjnë me identifikimin e rreziqeve dhe masave për të trajtuar çështjet e lidhura me korrupsionin dhe integritetin në Policinë e Shtetit, strukturat përgjegjëse që do të merren me çështje të tilla dhe përcaktimin e treguesve konkret dhe të matshëm.
Z. Giovanni Pasqua, Ekspert Afatgjatë i PAMECA për Burimet Njerëzore, dhe Z. Paulo Costa, Shefi i Programit të Policisë në DCAF, përsëritën rëndësinë e këtij procesi dhe vlerësuan angazhimin e anëtarëve të Grupit të Punës për të përfunduar përgaditjen e Planit të Integritetit që mund të shërbejë si një model i qasjes për të gjitha institucionet shqiptare.
Kjo është hera e parë që institucionet shqiptare të përgatisin një Plan Integriteti, prandaj projektet PAMECA V dhe DCAF kanë shprehur përkushtimin dhe kontributin e tyre për të ndihmuar palën përfituese. Ky është takimi i dytë online, përveç tre seminareve trajnuese për anëtarët e Grupit të Punës, me qëllim ndihmën për të hartuar dhe përgatitur Planin e Integritetit, sipas standardeve ndërkombëtare.