Video Trajnuese me temë “Risqet nga fenomeni i korrupsionit në agjencitë ligjzbatuese shqiptare, nga një qasje operacionale; përhapja, ndikimi, strategji “.
Në përfundim të realizimit të Video Trajnuese me temë: “Risqet nga fenomeni i korrupsionit në agjencitë ligjzbatuese shqiptare, nga një qasje operacionale; përhapja, ndikimi, strategji”, Z. Maurizio Mirarchi, Eksperti Afatgjatë për Krimin e Organizuar dhe Z. Giovanni Pasqua, Ekspert afatgjatë për Burimet Njerëzore, u takuan me Drejtorin / Rektorin e Akademisë së Sigurisë, Z. Bilbil Mema dhe stafin e tij për ta dorëzuar zyrtarisht atë. Videoja trajnuese, në të cilën projekti PAMECA V në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), adreson fenomenin e korrupsionit brenda agjencive ligjzbatuese dhe risqet që ai sjell, duke përdorur një qasje shkencore dhe operacionale. Kjo video trajnuese u prodhua me qëllim që t’u shërbejë studentëve dhe oficerëve të policisë aktual dhe të ardhshëm të Akademisë së Sigurisë, për qëllime didaktike në temën përkatëse.
Për më tepër, takimi me Z. Mema ishte një rast i mirë për të prezantuar gjithashtu një raport mbi aktivitetet e realizuara nga eksperti afatgjatë për Krimin e Organizuar në projektin PAMECA 5, Z. Maurizio Mirarchi, gjatë 30 muajve të fundit, në dobi të Akademisë së Sigurisë. Z. Pasqua nënvizoi se asistenca e ofruar nga PAEMCA 5 u përqëndrua jo vetëm në ofrimin e programeve dhe aktiviteteve trajnuese, por veçanërisht në transferimin e një metode pune dhe teknikave ndëraktive trajnuese që mund të zbatohen me studentët e AS, duke i pajisur ato me njohuri dhe praktika më të mira për punën e tyre në të ardhshmen.
Z. Mema shprehu vlerësimin dhe vlerësimin e tij maksimal për bashkëpunimin teër të ngushtë dhe të frytshëm dhe nënvizoi se qasja inovative dhe përkushtimi i treguar nga projekti PAMECA V dhe stafi i tij përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për Akademinë e Sigurisë dhe programet e saj didaktike”.