PAMECA V mbështet Institutin e Policisë Shkencore në luftën kundër virusit Covid-19
PAMECA V në bashkëpunim me dhe në emër të Delegacionit të Bashkimit Evropian kyeu një dhurim të dytë për Policinë e Shtetit në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Ne vijim të dhurimit të parë për Policinë e Shtetit dhe Drejtoritë Vendore të Policisë, PAMECA V dhuroi Pajisjet të Mbrojtes Personale, per Institutin e Policise Shkencore që përfshijnë 560 veshje pune teknike, 6000 doreza, 2000 maska për fytyrën, dhe 65 litra alkohol etilik.
Këto pajisje të mbrojtjes personale i dhurohen Institutit të Policisë Shkencore së Policisë së Shtetit si ndihmë ndaj masave parandaluese kundër përhapjes së virusit Covid-19 dhe për qëllimet e nevojave të hetimit të vendit të ngjarjes.
Znj. Aida Hajnaj, Zevendës Drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, falenderoi Z. D`Achille për këtë iniciativë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit, veçanërisht referuar këtij dhurimi të nevojshëm për Institutin e Policisë Shkencore.
Z. Carlo D`Achille, Drejtuesi i Projektit PAMECA V deklaroi gjatë ceremonisë së dhurimit se bashkëpunimi me PSH-në konsiderohet të ketë një rëndësi të madhe për PAMECA V dhe vlerësoi lartë mundësinë për të ofruar një mbështetje të tillë të dobishme gjatë kësaj kohe të vështirë.