Mbështetje për Institutin e Policisë Shkencore Shqiptare – Vizitë Studimore në Romë
Në funksion të mbështetjes së dhënë për përfituesit e saj, PAMECA V finalizoi më 13 – 14 Tetor 2020 një vizitë studimore në Institutin e Policisw Shkencore në Romë, Itali për një delegacion shqiptar të përbërë nga Drejtuesi Vladimir IKONOMI, Drejtori i Institutit, Drejtuesi Dritan ZOTO, Shefi i Sektorit të Vlersimit të Gjurmve Papilare dhe Këqyrjes së Vendit të Ngjajres në Institut, Drejtuesi Orest AFEZOLLI, Shefi i Sektorit te Daktiloskopise në Institut, Drejtuese Luida NDOKA, Shefe e Sektorit të Menaxhmit të Cilësisë dhe Znj. Margarita Vogli, Specialiste në Njësinë e Mbikëqyrjes, Ministria e Brendshme.
Objektivi kryesor i kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit me homologët ndërkombëtarë në fushën e ekzaminimit kriminalistik, shkëmbimit të të dhënave, praktikave më të mira dhe standardeve evropiane, etj.
Gjatë vizitës, Delegacioni Shqiptar, i mirëpritur nga Z. Luigi Rinella, Drejtor i Sherbimit të Policisë Shkencore te Policise se Shtetit Italiane, patën mundësinë të takonin homologët e tyre dhe të shkëmbenin përvojat e tyre.
U mbajtën disa takime dhe vizita në laboratorët kryesorë duke përfshirë atë të nxjerrjes të profilit të ADN-së, hetimin grafik, hetimin e dorëshkrimit, sistemin automatik të njohjes së imazhit (S.A.R.I.), realitetin virtual dhe rindërtimin 3D, hetimin fonik (identifikimin e folësit) etj.
Një pikë e veçantë interesi ishin kontaktet e vendosura me Stafin për çështje cilësore mbi çertifikimin e laboratorëve, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, të cilët theksuan nevojën e miratimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në lidhje me përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, ekzekutimin dhe përgatitjen e akteve teknike.
Për më tepër, Delegacioni Shqiptar pati mundësinë të njihet me disa nga atributet e njohura për kolegët italianë, të tilla si mundësia për të kryer aktivitete me pagesë gjatë orarit jo zyrtarë të punës, duke përdorur laboratorët e Institutit.
Homologët italian theksuan se metodologjitë më të fundit analitike janë realizuar përmes instrumenteve më të fundit të marra me fondet e BE-së. Duke nënvizuar këtë aspekt, përfaqësuesit e Institutit të Policisë Shkencore Italiane e rekomanduan Delegacionin Shqiptar që të përfitonte nga mbështetja teknike dhe financiare e BE-së.