Tryezë e Rrumbullakët mbi projekt Rregulloren e Vlerësimit të Sistemit të Përformancës dhe Integritetit të Oficerëve të Policisë Gjyqësore

1

Tryezë e Rrumbullakët mbi projekt Rregulloren e Vlerësimit të Sistemit të Përformancës dhe Integritetit të Oficerëve të Policisë Gjyqësore

Me datë 16 tetor, PAMECA V mori pjesë dhe moderoi Tryezën e Rrumbullakët mbi projekt Rregulloren e Vlerësimit të Sistemit të Përformancës dhe Integritetit të Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Aktiviteti u organizua nga Prokuroria e Përgjithshme dhe morën pjesë përfaqësues të Komisionit të Policisë Gjyqësore, Prokurorisë Shqiptare, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe OSBE-ja Prezenca në Shqipëri. Përgatitja e kësaj Rregulloreje është parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore që hyri në fuqi në qershor 2019 dhe shënoi një instrument të rëndësishëm në vlerësimin e performancës së Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Gjatë këtij aktiviteti, përvec projekt Rregullores, Metodologjia dhe dokumentacioni vlerësues plotësues u diskutuan gjerësisht nga pjesëmarrësit.

Tryeza e Rrumbullakët shërbei si një mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të diskutonin problematika të ndryshme, të tilla si ngritja e strukturës hetimore, në përputhje me përkufizimin e përcaktuar në ligjin për Policinë Gjyqësore. Eksperti Afatgjatë i atashuar pranë Prokurorisë, Z. Giovanni Pasqua, i cili moderoi këtë aktivitet, theksoi rëndësinë e harmonizimit të vlerësimit të përformancës së kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit në përputhje me dispozitat ligjore të ligjit për PSH dhe me vlerësimin e përformancës që do të bëhet nga Komisioni i Policisë Gjyqësore. Ky harmonizim është i rëndësishëm, pasi këto dy sisteme vlerësimi nuk mund të jenë të shkëputur nga njëri-tjetri, por duhet të jenë plotësuses të njëri-tjetrit. Një shqetësim tjetër i ngritur nga Projekti PAMECA gjatë zhvillimit të aktivitetit ishte dhe faza e testimit për zbatimin e vlerësimit të performancës, sidomos për vlerësimin e parë të përformancës, si një nga fazat më të rëndësishme, pasi pikërisht kjo fazë paraqet një mundësi shumë të mirë për të propozuar përmirësime në sistemin e përgjithshëm të vlerësimit.

Organizimi i këtij aktiviteti u vlerësua nga pjesëmarrësit si një mundësi për të diskutuar këndvështrimet e ndryshme dhe për të ndarë shqetësimet e njëjta.

me shume foto …..

 

October 20, 2020 / @sq