Takimi i SPAK / BKH me Drejtorinë Kombëtare Italiane të Antimafias dhe Antiterrorit

spak4

Takimi i SPAK / BKH me Drejtorinë Kombëtare Italiane të Antimafias dhe Antiterrorit

PAMECA V facilitoi organizimin e një takimi virtual midis Kreut të SPAK, Z. Arben Kraja dhe Drejtorit të BKH, Znj. Aida Hajnaj me Drejtorinë Kombëtare të Antimafisë dhe Antiterrorit të përfaqësuar nga Prokurori Kombëtar Italian, Dr. Federico Cafiero de Raho.

Në takim morën pjesë edhe Prokurorë Rajonal Italian si dhe Prokuror nga Prokuroria e Posaçme Shqiptare.

Eventi, i cili u zhvillua më 11.11.2020, kishte për qëllim prezantimin e praktikave më të mira të përvojës italiane dhe shkëmbimin e përvojave gjatë aktiviteteve të bashkëpunimit në lidhje me Skuadrat e Përbashkëta Hetimore.

Dr. De Raho i cili theksoi bashkëpunimin e mirë në këtë drejtim, përmendi numrin e lartë të çështjeve që janë artikuluar nga disa Prokurorë Rajonalë në bashkëpunim me Forca të ndryshme të Policisë Italiane. Prokurori Kombëtar pret që BKH të jetë plotësisht operacionale dhe të bashkëpunojë me Prokurorin e Posaçme dhe Policinë Gjyqësore të saj.

Nga ana tjetër, Z. Arben Kraja, pasi prezantoi shkurtimisht SPAK-un, deklaroi se përparësia kryesore e institucionit deri më tani është konsolidimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar. Z. Kraja, vlerësoi bashkëpunimin me strukturat italiane që nga themelimi i SPAK, i cili ka dhënë rezultate të suksesshme dhe shpreson të vazhdojë me të njëjtin intensitet në të ardhmen.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtarë finalizimi dhe vazhdimësia e hetimeve për raste të ndryshme është bërë edhe me mbështetjen e dy strukturave të tjera sikurse janë EUROPOL dhe EUROJUST.

Gjithashtu, takimi shërbeu si një mundësi e mirë për të ndarë disa mësime të nxjerra nga raste të ndryshme hetimore.

më shumë foto …..

 

November 12, 2020 / @sq