Takimi i SPAK / BKH me Drejtorinë e Hetimit Antimafia italiane (DIA)

6

Takimi i SPAK / BKH me Drejtorinë e Hetimit Antimafia italiane (DIA)

PAMECA V, më datë 13.11.2020, mbështeti organizimin e një takimi virtual midis Drejtuesit të SPAK, Z. Arben Kraja, Drejtorit të BKH, Znj. Aida Hajnaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të DIA-s Z. Maurizio Vallone, Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm Administrativ Z. Antonio Basilicata me praninë e Prefektit Italian Z. Vittorio Rizzi, Zëvënës Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike Italiane. Takimi u shërbeu të dy institucioneve për të prezantuar strukturën përkatëse, duke paraqitur dallimet dhe ngjashmëritë mes tyre si dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin reciprok. Ky takim është një vazhdimësi e atij me Drejtorinë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorit me qëllim prezantimin e praktikave më të mira të përvojës italiane dhe shkëmbimit të përvojave gjatë aktiviteteve të bashkëpunimit në lidhje me Skuadrat e Përbashkëta Hetimore,

Z. Rizzi, përveç urimit për krijimin e të dy strukturave dhe i sigurt për bashkëpunimin e suksesshëm në të ardhmen, përmendi mundësinë e dhënies dhe dizenjimit të një trajnimi operacional për punonjësit e BKH, të cilët do të përfitonin nga përvoja e hetimit italian. Kjo mundësi u theksu më tej nga Z. Basilicata i cili renditi disa tematika që mund të konsiderohen për trajnimin: baza ligjore, funksionet dhe fushat e ndërhyrjes së DIA-s, masat parandaluese kundër infiltrimit të krimit në sektorët publik, vizitat në departamente të ndryshme për t’u njohur me organizimin e forcave të ndryshme policore pjesë e DIA-s dhe kompetencat e tyre, aparatet dhe mjetet e përdorura për të kryer hetime. Në këtë aspekt, PAMECA V do të jetë pika e kontaktit dhe do të dakordësohet me BKH-në për temat e interesuara.

Z. Kraja dhe Znj. Hajnaj, të cilët patën mundësinë të prezantojne strukturat e tyre përkatëse, duke përmendur se BKH është aktualisht në procesin e rekrutimit të 60 hetuesve, theksun se lufta kundër krimit structural të organizuar dhe korrupsionit janë përparësi kryesore. Prandaj, ata e mirëpritën këtë iniciativën.

Z. Kraja theksoi se sipas tij ndërtimi i kapaciteteve dhe shkëmbimi i informacionit janë dy shtyllat kryesore për të forcuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar.

U ra dakord që bashkëpunimi mes ekselencës italiane dhe asaj shqiptare mund të jetë veçse i suksesshëm dhe i dobishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

me shume foto …..

 

November 27, 2020 / @sq