Seminar trajnues ‘Roli i psikologut në Polici’ 10 – 12 dhjetor 2020
Prezenca e psikologut është thelbësore për Policinë e Shtetit duke marrë parasysh shumllojshmërinë emocionale të oficerëve të policisë në përditshmërinë e tyre si dhe rolin e tyre të detyrueshëm në organizatën e Policisë. PAMECA V në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe Urdhërin e Psikologut organizuan një seminar trajnues tre-ditor mbi forcimin e rolit të shërbimit të psikologut në Policinë e Shtetit.
Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtuesi i Projektit PAMECA V nënvizoi faktin që psikologët jo vetëm duhet të jenë fizikisht prezent pranë strukturave të policisë, por ato duhet të jenë plotësisht eficient dhe të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për oficerët e policisë, të paraburgosurit, viktimat e krimit dhe të kenë një rol aktiv gjatë procesit të rekrutimit të oficerëve të policisë dhe avancimit të tyre në karrierë.
Zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit mirëpriti këtë iniciativë dhe theksoi rëndësinë e një trajnimi të posaçëm dhe të nevojshëm për psikologët e PSH. Ai gjithashtu nënvizoi domosdoshmërinë dhe nevojën për të pasur trajnime të specializuara duke marrë në konsideratë rolin e tyre të shtuar në strukturat e PSH.
Gjatë fjalës së hapjes, Presidenti i Urdhërit të Psikologut, bëri prezente domosdoshmërinë e prezencës së psikologut gjatë procesit të rekrutimit të oficerëve të policisë, hartimin e rregullave dhe rregulloreve të brendshme, si dhe standartizimin e testeve të përdorura nga psikologët.
Seminari trajnues u ndoq nga të gjithë psikologët e Drejtorive Vendore të Policisë dhe psikologët e Prokurorisë së Përgjithshme të cilët treguan interest të madh në organizimin e trajnimeve të tilla në të ardhmen që synojnë forcimin e rolit të psikologut në Polici.