PAMECA V dorëzon dy makina të projektit për SPAK / BKH
Sot më 12 Janar 2021, në kuadër të zvogëlimit të projektit dhe në zbatim të Kontratës së Grantit të PAMECA V, dy automjete me pronësi të mëparshme dhe të përdorura nga PAMECA V, i’u dorëzuan Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përdorim nga Byroja Kombëtare e Hetimit, si pjesë integrale e kësaj të fundit.
Të dy automjetet janë dhuruar për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave institucionale të SPAK/BKH, siç janë ato hetimore /operacionale.
Një ceremoni e shkurtër dhurimi u mbajt në ambientet e SPAK, ku Drejtuesi i Projektit Z. D`Achille dhe Drejtuesi i SPAK Z. Arben Kraja nënshkruan një Akt Dhurimi.
Dorëzimi i dy makinave u vlerësua nga Kreu i SPAK z. Kraja dhe Kreu I BKH znj. Hajnaj, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për këtë akt të rëndësishëm.
PAMECA V do të vazhdojë mbështetjen e saj ndaj këtyre dy institucioneve.