“I2 Analyst’s Notebook”. PAMECA V organizoi një kurs trajnimi pesë-ditor online me temë “i2 Analyst’s Notebook” për tetë analistë të Drejtorisë Qendrore të Hetimit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në 25 -29 Janar 2021.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve hetimore të analistëve dhe rritja e njohurive teorike dhe praktike të tyre në krijimin e grafikëve, importimin e të dhënave dhe në kryerjen e kërkimit dhe analizës, në gjetjen e lidhjeve dhe rrugëve për analizimin e informacionit kriminal dhe për qëllime analitike.
Për më tepër, trajnimi u përqendrua në tema më konkrete si importimi i tabelave telefonike, analiza analitike e drejtimit dhe kohëzgjatjes së thirrjes, identifikimi i vendndodhjeve dhe prezantimi i tyre në një dokument në word, të cilat ishin çështje që lidheshin me punën e përditshme të shumicës së pjesëmarrësve.
PAMECA V shpreson që të gjithë pjesëmarrësve në këtë trajnim do t’u krijohen kushtet për të përdorur programin “i2 Analyst’s Notebook” në zyrat e tyre respektive për të ngritur analizën e informacionit kriminal në një nivel më të lartë.