PAMECA V dorëzon pajisje IT për përdorim nga Policia e Shtetit

D52212

PAMECA V dorëzon pajisje IT për përdorim nga Policia e Shtetit

Në kuadër të zvogëlimit të Projektit dhe në zbatim të Kontratës të Grantit, PAMECA V dorëzoi një sasi pajisjesh IT për Policinë e Shtetit, të përdorura fillimisht nga Projekti, si monitor, bateri, skaner/printer, projektor etj. Për këtë qëllim u mbajt një ceremoni dhurimi, e cila e zhvillua pranë ambjenteve të Policisë së Shtetit dhe u nënshkrua një Akt Dhurimi nga Drejtuesi i Projektit PAMECA V, z. Carlo D’Achille, dhe Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Albert Dervishaj. Policia vlerësoi këtë akt dhurimi dhe z. Dervishaj theksoi bashkëpunimin e mirë me Projektin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Shtetit. Shpresohet që ky donacion të ndihmojë strukturat e policisë në kryerjen e detyrave të tyre ditore.

me shume foto …..

 

 

/ @sq