Mbështetja e PAMECA V për Administratorët e TIK të Policise së Shtetit

521214

Mbështetja e PAMECA V për Administratorët e TIK të Policise së Shtetit

Më 2 Shkurt 2021, projekti PAMECA V filloi një trajnim të dedikuar IT për Departamentin e TIK të PSH, si një nga përfituesit kryesorë të mbështetjes së saj.

Kjo javë, shënon javën e dytë të një trajnimi dy mujor të planifikuar për CCNA, CCNA Voice, CCNP Switching, Windows dhe Linux Servers dhe Oracle Administration. Kurset e trajnimit janë hartuar për të përgatitur 13 personel të Departamentit të TIK të PSH-së për provimet përkatëse të certifikimit CISCO. Objektivi kryesor i kësaj veprimtarie është të ndihmojë Drejtorinë e TIK në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe profesionale dhe si rrjedhojë të rrisë performancën në kryerjen e detyrave.

PAMECA V do të ndjekë dhe mbështesë nga afër zbatimin e këtij aktiviteti trajnues, deri në finalizimin e tij në Mars 2021.

më shumë foto …..

 

 

February 8, 2021 / @sq