PAMECA V zhvillon trajnimin për çertifikimin CISCO për stafin e Departamentit të TIK në PSH

2021.03.02_2

PAMECA V zhvillon trajnimin për çertifikimin CISCO për stafin e Departamentit të TIK në PSH

PAMECA V po ndjek dhe mbështet nga afër trajnimin e dedikuar për Departamentin e TIK të PSH-së, si një nga përfituesit kryesorë të mbështetjes së Projektit.

Kjo javë shënon javën e pestë të zbatimit të trajnimit dy-mujor të planifikuar, tematikat e të cilit evoluojnë rreth CCNA, CCNA Voice, CCNP Switching, Windows dhe Linux Servers dhe Oracle Administration.

Kurset e trajnimit janë hartuar për të përgatitur 13 punonjës të Departamentit të TIK në PSH për provimet përkatëse të certifikimit CISCO. Për më shumë, objektivi kryesor i kësaj veprimtarie është të mbështesë Departamentin e TIK të PSH-së në zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe profesionale dhe, si pasojë, të rrisë performancën në kryerjen e detyrave të tyre.

Kurset e trajnimit janë duke u zhvilluar online, bazuar në metoda ndërvepruese, shembuj konkretizues, etj. PAMECA V do të sigurojë mbështetjen e saj deri në finalizimin e këtij aktiviteti trajnues, që pritet të përfundojë më 12 Mars 2021.

me shume foto …..

 

 

March 4, 2021 / @sq