Seminar mbi terrorizmin, veprat penale në fushën e terrorizmit dhe lidhja me krimin e organizuar

training on Terrorism

Seminar mbi terrorizmin, veprat penale në fushën e terrorizmit dhe lidhja me krimin e organizuar

PAMECA V në bashkëpunim të ngushtë me Projektin e Asistencës Teknike të Këshillit Gjyqësor të Italisë, EURALIUS V dhe Shkolla e Magjistraturës, organizuan një seminar mbi terrorizmin, veprat penale në fushën e terrorizmit dhe lidhja me krimin e organizuar. Ekziston një lidhje e qartë mbi rolin që krimi I organizuar luan në kryerjen e veprave terroriste. Studime të ndryshme kanë ekzaminuar se si grupet kriminale dhe terroriste angazhohen në veprimtari të ndërsjella fitimprurëse dhe kërkojnë të vështrojnë në mënyrë më të gjerë mjediset dhe rrjetet sociale ku operojnë grupet terroriste dhe ato të krimit të organizuar.  Eksperti afatgjatë I PAMECAs për krimin e organizuar theksoi se terrorizmi është një fenomen global që është I vështirë për t’u përkufizuar dhe shpjeguar, ndaj organizimi I seminareve të tilla është I dobishëm për gjyqtarët dhe prokurorët që hetojnë, procedojnë dhe gjykojnë veprat që lidhen me terrorizmin.

Z Rosario Aitala, Gjyqtar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, përshkroi një tablo të detajuar të terrorizmit duke u përqendruar kryesisht në aspektin historik të terrorizmit, tipologjinë, modelet kriminale, modelet ligjore dhe klasifikimin e veprave që lidhen me terrorizmin. Ai vuri gjithashtu në dukje vështirësitë dhe përpjekjet e vendeve të ndryshme për t’u përballur me terrorizmin nga një këndvështrim ligjor dhe për të patur një kuadër ligjor ndërkombëtar për këtë fenomen global. Z Rosario bëri një krahasim ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe vështirësive për t’I dalluar ato nga njëra tjetra. Gjatë këtij prezantimi, u sollën shumë shembuj rastesh konkrete të sulmeve terroriste.

Z  Klodian Kurushi, Gjyqtar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet një rasti praktik, prezantoi disa pengesa, sfida dhe mësime të nxjerra nga magjistratët shqiptarë.  Gjatë këtij prezantimi, u theksua mungesa e përvojës në procedimin dhe gjykimin e këtyre rasteve. Ai theksoi nevojën për të patur një kuader ligjor vendas të gjerë dhe gjithëpërfshirës, dhe mbi të gjitha që të jetë në përputhje me standardet dhe kuadrin ligjor ndërkombëtar.  Ndërsa Zj Iliriana Olldashi, Gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar solli në vëmendje veprat penale me synim terrorist, sipas legjislacionit shqiptar dhe e pasuroi temën me raste praktike.

Z Ezio Gaetano, Drejtues I Parë I Policisë së Shtetit Italian, prezantoi qasjen italiane dhe përvojën në lidhjen ndërmjet terrorizmit dhe krimit të organizuar. Klasifikimi I grupeve terroriste, profileve dhe të kaluarës kriminale, tiparet e grupeve terroriste në Itali dhe evolucioni I tyre ishin disa nga ceshtjet e prezantuara tek për pjesëmarrësit. Ai përshkroi gjithashtu institucionet përgjegjëse ligjzbatuese dhe strukturat e specializuara në luftën kundër terrorizmit në Itali.

Seminari u ndoq nga rreth 20 gjyqtarë dhe prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, të prokurorisë speciale dhe gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët u përfshinë në diskutime të ndezura dhe profesionale.

 

March 13, 2021 / @sq