Takimi i tetë i Bordit të Palëve të Interesit i Projektit PAMECA V
Më 12 Mars 2021, PAMECA V mbajti Takimin e tetë dhe të fundit të Bordit të Palëve të Interesit, duke mbledhur së bashku përfaqësues të lartë nga përfituesit kryesorë si nga Ministria e Brendshme e përfaqësuar nga Zëvendës Ministri, Z. Besfort Lamallari, PSH e përfaqësuar nga Z. Albert Dervishaj në cilësinë e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Znj. Pranvera Pustina, Shefi i Kabinetit në GPO, Z. Ened Nakuci, Prokurori Special në emër të SPO dhe Znj. Aida Hajnaj, Drejtor i BKH. Autoriteti kontraktues, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, anëtarët e konsorciumit, përfituesit dytësorë, dhe Projektet e tjera të BE-së dhe organizatat ndërkombëtare të fushës së ngjashme të aktivitetit, gjithashtu morën pjesë në takim.
Një prezantim i Raportit të Progresit, që mbulon periudhën Gusht 2020 – Janar 2021 dhe Planin tjetër të Punës, që përfshinë muajt Shkurt – Shtator 2021, u nda dhe diskutua në takim. Në mbledhje u njoftua edhe zgjatja pa kosto e Projektit deri në Shtator 2021.
Përfituesit kryesorë vlerësuan shumë punën, trajnimet dhe ndihmën e PAMECA V të dhënë gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit dhe planin e ardhshëm të punës. Gjatë mbledhjes u vu re një frymë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi mes palëve.
Me propozimet e bëra nga MPB, PSH, PP, SPAK dhe BKH, anëtarët miratuan Raportin e Progresit dhe Planin e Punës.