Hetimi proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike
Rreth 25 gjyqtarë dhe prokurorë ndoqën trajnimin online mbi hetimin proaktiv kundër korrupsionit, krimit financiar dhe prokurimeve publike, organizuar nga PAMECA V në bashkëpunim me Projektin Italian HJC-AICS, EURALIUS V dhe Shkollën e Magjistraturës.
Disa nga temat më të rëndësishme të paraqitura gjatë prezantimit të Drejtuesit të Prokurorisë së Avellino në Itali, Domenico Airoma, ishte një pasqyrë e përgjithshme e mjeteve të reja të hetimit kundër veprave penale në lidhje me administratën publike, teknikat e hetimit proaktiv, roli dhe detyrat e agjentit në mbulim, si dhe sistemin Italian të bilbilfryrësve krahasuar me sistemi shqiptar.
Çështje konkrete të një rasti të nivelit të lartë të korrupsionit, çështja FIMI MEDIA, u prezantua nga një prokuror pranë Prokurorisë Publike Evropiane. Prezantimi fokusohej në mënyra proaktive të hetimit të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë si dhe hetimi i keqpërdorimit të prokurirmit publik në kryerjen e një krimi financiar.
Një temë tjetër për të cilën gjyqtarët dhe prokurorët shprehen interes ishte një vështim nga jurisprudenca e GJEDNJ mbi teknikat e posaçme të hetimit parandalues prezantuar nga një ekspert i Shkollës së Magjistraturës.
Ky trajnim shërbeu për të shkëmbyer përvojën vendase me atë ndërkombëtare për ofrimin e hetimeve efikase dhe të pavarura, duke përdorur teknika të reja hetimi si dhe instrumentët dhe metodologji konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar.