i2 Analyst’s Notebook

i2 Analyst’s Notebook

PAMECA V zhvilloi me sukses trajnimin dy-javor për përdorimin e programit kompjuterik “i2Analyst’s Notebook” për tetë analistë të Policisë së Shtetit, që punojnë në nivelin qendror dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kompetencave dhe aftësive analitike të punonjësve të ASP dhe rritja e njohurive të tyre teorike dhe praktike në përdorimin e programit kompjuterik “i2 Analyst’s Notebook”. Trajnimi u përqendrua në funksionalitetet dhe përdorimin e “i2 Analyst’s Notebook”, mbi mënyrën e krijimit të grafikëve shoqërues dhe kohor, si të importosh të dhëna nga burime të ndryshme në një skedar excel, si të importosh të dhëna në tabelat telefonike dhe llogaritë bankare përmes shumë ushtrimeve praktike, duke j’u mundësuar pjesëmarrësve të bëjnë çfarëdo lloj analize të kërkuar.

PAMECA V do të vazhdojë të mbështesë Departamentin e Policisë Kriminale me aktivitete të tjera trajnuese në të ardhmen.

June 14, 2021 / @sq