Trajnim Operacional për hetuesit e BKH
Një trajnim operativ 5-ditor për 27 hetues shqiptarë të BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit), u finalizua në 11 qershor 2021.
Hetuesit, të shoqëruar gjatë ditës së parë, nga Z. Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë Posaçme dhe Znj. Aida Veizaj (Hajnaj), Drejtor i BKH, u mirëpritën nga Prefekti Vittorio Rizzi – Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe Drejtori Qendror i Policisë Kriminale së bashku me Z. Maurizio Vallone, Drejtor i DIA-s.
Z. Kraja dhe Znj. Hajnaj vlerësuan iniciativën dhe falënderuan homologët italianë dhe projektin PAMECA V për organizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, i cili u jep mundësi hetuesve shqiptarë të vlerësojnë nga afër përvojën italiane kundër organizatave kriminale, pastrimit të parave, korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Prefekti Rizzi gjatë fjalëve të tij përshëndetëse ofroi angazhimin e tij për bashkëpunim të mëtejshëm, duke theksuar marrëdhëniet e mira midis dy vendeve. Ai shprehu gatishmërinë për të mirëpritur grupin e dytë të hetuesve të BKH pasi të jenë zgjedhur, për të përfituar nga kjo përvojë dhe i bëri një ftesë Z. Kraja për të organizuar një trajnim për prokurorët e Prokurorisë Posaçme mbi teknikat policore – instrumentat shkencorë, në mënyrë që atyre t’u prezantohen teknologjitë investigative të disponueshme, të cilat po përdoren aktualisht.
Z. Vallone përgëzoi hetuesit e sapo rekrutuar dhe tha se shpreson në një bashkëpunim të ngushtë midis dy institucioneve, duke ofruar mbështetjen e tij edhe me mbështetje apo trajnime të tjera.
Trajnimi, në zbatim të projektit të financuar nga BE, PAMECA V, synon të rrisë më tej kapacitetet e hetuesve të sapo rekrutuar në drejtim të praktikave më të mira të hetimit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë disa nga ambientet e Departamentit të DIA-s siç janë shërbimi i Policisë Shkencore, Qendra Kërkimore për Analizën e Informacionit Multimedia (CRAIM) dhe Policia Postale dhe Komunikimit, si dhe pjesën teorike të trajnimit për disa tema me interes si: parandalimi i infiltrimit mafioz në prokurimin publik, masat parandaluese të pastrimit të pasurive dhe parave, krimi kibernetik etj. Ligjëratat u mbajtën nga zyrtarë të lartë të DIA nga njësi dhe departamente të ndryshme, si dhe ushtrime praktike u treguan nga Shërbimi Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor mbi tema si njësia e informimit të pasagjerëve dhe ajo krimit kibernetik.
Ne fund të trajnimit u mbajt ceremona e dorëzimit të certifikatave nga z. Vallone. Drejtor i DIA, i cili ftoi hetuesit në trajnime të tjera për zhvillimim e aftësive të tyre dhe që të njihen nga më afër me punën e zyrtarëve të DIAs në njësi të ndryshme.