Prezantimi i Planit të Integritetit në Tiranë

IP tirane 3

Prezantimi i Planit të Integritetit në Tiranë

Në 22 qershor 2021, PAMECA V dhe DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisje në Sektorin e Sigurisë) organizoi në Tiranë raundin e fundit të takimeve rajonale për zbatimin e Planit të Integritetit, trajnimin për integritetin në polici dhe vlerësimin e riskut.
Gjatë fjalës së hapjes, z. Giovanni Pasqua, Ekspert I PAMECAs per Krimin e Organizuar, duke folur edhe në emër të DCAF, theksoi rëndësinë e procesit dhe përshëndeti bashkëveprimin intensive të përfaqësuesve të PSH gjatë procesit të hartimit. Ai përsëriti angazhimin e PAMECA V dhe DCAF për të ndihmuar në vijimësi Policinë e Shtetit për çështje lidhur me integritetin.

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit theksuan gjithashtu rëndësinë e Planit të Integritetit dhe se monitorimi dhe trajnimi mbi integritetin në polici duhet të jenë në fokus të punës së Policisë së Shtetit për të garantuar vijimësinë e këtij instrumenti dhe për ta ndihmuar institucionin për të caktuar përparësi të objektivave dhe qëllimeve.

me shume foto …..

 

June 23, 2021 / @sq