Mbështetje për Ministrinë e Brendshme në përgatitjen e Planit të Integritetit

MoI IP 1

Mbështetje për Ministrinë e Brendshme në përgatitjen e Planit të Integritetit

Adresimi i korrupsionit tek agjencitë ligjzbatuese, është i domosdoshëm për të ndërtuar një institucion të fortë dhe për të rritur besimin tek këto agjenci. Forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese për të sfiduar dhe për t’i rezistuar korrupsionit, është një prej mjeteve kryesore për ta luftuar korrupsionin me sukses. Të kuptuarit e saktë të manifestimeve të ndryshme të korrupsionit është thelbësor për të përshtatur një qasje antikorrupsion. Në këtë mënyrë, PAMECA V në bashkëpunim të ngushtë me DCAF (Qendra e Gjenevës për Sektorin e Sigurisë dhe të Qeverisjes) organizuan seminarin e dytë me anëtarët e Grupit të Punës i ngarkuar me përgatitjen e Planit të Integritetit dhe Planveprimin e Ministrisë së Brendshme.

Trajnimi u ndoq nga rreth 20 përfaqësues të 11 strukturave të varësisë së Ministrisë së Brendshme të cilët patën mundësinë të diskutojnë gjerësisht mbi risqet me të mëdha të ekspozimit ndaj korrupsionit për çdo institucion.  Z. Giovanni Pasqua, Ekspert i PAMECA për krimin e organizuar dhe Z. Paulo Costa, Drejtues i Programit për Policinë në DCAF, theksuan rëndësinë e këtij procesi, identifikimin e risqeve të korrupsionit si hapin kryesor për pasjen e një Plani Integriteti të dobishëm dhe të mirëstrukturuar për Ministrinë e Brendshme.

Si PAMECA ashtu dhe DCAF do të ofrojnë trajnime shtesë për anëtarët e Grupit të Punës mbi metodologjitë dhe teknikat për të vlerësuar risqet e korrupsionit sipas standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

me shume foto …..

 

July 6, 2021 / @sq