Ushtrim mbi dorëzimin e kontrolluar i organizuar nga PAMECA V

LogoPP

Ushtrim mbi dorëzimin e kontrolluar i organizuar nga PAMECA V

Eksperti Afatgjatë i PAMECA V që mbulon krimin e organizuar organizoi një ushtrim praktik mbi teknikat e Dorëzimit të Kontrolluar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Trafikimit të Paligjshëm dhe Forcën e Posaçme Operacionale, më 29-30 Korrik 2019.

Faza praktike e aktivitetit u zhvillua së bashku me pjesëmarrjen e homologëve malazez.

U ndërmorën të gjitha hapat e një operacioni të vërtetë duke filluar me një simulim të një hetimi penal pro-aktiv në Shqipëri e deri në marrëveshjen me autoritet malazeze për Dorëzim të Kontrolluar.

I zbatuar në të dy vendet, ushtrimi ishte një mundësi për shkëmbime të ndryshme që lidhen me kuadrin ligjor, teknikat operacionale dhe përdorimin e pajisjeve teknike. Për më tepër, bashkëpunimi në terren midis agjentëve nën mbulim, handlerave dhe ekipeve të vëzhgimit të të dy vendeve krijoi dhe forcoi kontaktet njerëzore, të dobishme për një operacion real në të ardhmen.

Me marrëveshjen e autoriteteve policore shqiptare dhe malazeze, vëzhgues nga të dy ekipet e vëzhgimit morën pjesë në fazën praktike: Shqiptarët në Mal të Zi dhe anasjelltas.

Aktiviteti do të vijojë me një seminar me qëllim që së pari të propozojmë një procedurë standarde operacionale për një operacion të tillë dhe së dyti për të adresuar vështirësitë që hasen përgjatë procesit.

/ @sq