Sesioni i Dytë i Trajnimit mbi “Hetimin në Renë Informatike dhe Web-i i fshehtë”

Cyber-1

Sesioni i Dytë i Trajnimit mbi “Hetimin në Renë Informatike dhe Web-i i fshehtë”

Më 7 maj 2019, PAMECA V zhvilloi sesionin e dytë të trajnimit mbi “Hetimin në renë informatike dhe Web-I i fshehtë, përvetësimin e provave, çështjet kryesore dhe sfidat e ardhshme”.

Ky trajnim u mbajt në ambientet e Rogner Hotel e synoi forcimin e kapaciteteve profesionale në hetimet në epokën digjitale, kërkimin dhe mbledhjen e dëshmive të proves digitale. Trajnimi u ndoq nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.

PAMECA V ftoi Ekspertë Ndërkombëtar për të ndarë eksperiencën e tyre mbi hetimin dhe ndjekjen penale të krimit kibernetik u ndanë me adresimin, rastet konkrete të hetimit, problematikat dhe sfidat e ardhshme.

Trajnimi shërbeu si një mundësi shumë e mirë për të thelluar edhe njohuritë mbi kriptomonedhën -Bitcoin si mjet i ri i pagesave dhe transaksioneve.

 

me shume foto …

/ @sq