Seminar mbi ekspertizën e ADN-së në një proces hetimor.

DNA Pic

Seminar mbi ekspertizën e ADN-së në një proces hetimor.

PAMECA V, në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e ADN-së së Institutit të Policisë Shkencore, organizoi një seminar një-ditor mbi ekspertizën e AND-së në procesin hetimor me punonjës të policisë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorë të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë dhe Durrës, më 20 Nëntor 2018.

Seminari u fokusua në çështje që lidhen me kuadrin ligjor, rregullat në aspektin e kërkesave për analizën e AND-së, çështje praktike që lidhen me profilin e përzier/thjeshtë të AND-së, menaxhimin e vendngjarjes, koston e ekspertizës së ADN-së dhe njohjen ndërkombëtare të Sektorit Shqiptar të ADN-së. Ky seminar u zhvillua nga Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore, Shefi i Sektorit të Ekzaminimeve Biologjike dhe AND-së, të mbështetur nga Gilles Locchi, Ekspert Afatgjatë për krimin e organizuar nga PAMECA V.

Kësaj here, seminari u zhvillua për prokurorët dhe punonjësit e policisë së rrethit gjyqësor Tiranë dhe Durrës. Në muajt e ardhshëm, seminari do të zhvillohet për prokurorët dhe punonjësit e policisë së rretheve të tjera gjyqësore.

/ @sq