Trajnim Bazë për Agjentët nën Mbulim të Forcës së Posaçme Operacionale

LogoPP

Trajnim Bazë për Agjentët nën Mbulim të Forcës së Posaçme Operacionale

PAMECA V organizoi një trajnim një-javor për agjentët e rinj nën mbulim më 2-6 Korrik 2018. Pjesëmarrësit ndoqën trajnimin e tyre të parë në këtë fushë. Dy ekspertët e caktuar Anglez, të cilët tashmë kishin zhvilluar trajnime për Njësinë Shqiptare nën Mbulim, u përqendruan në ushtrime praktike dhe kryesisht mbi besueshmërinë e legjendave që secili pjesëmarrës do të përdorte gjatë angazhimit. Agjentët e Konfirmuar nën Mbulim u përdorën për të luajtur rolet për takimet e simuluara me kriminelët dhe operacionet që lidhen me rastet e blerjeve të simuluara që përfundojnë me ndërhyrjen e policisë për blerje droge dhe armë zjarri.

Përveç kësaj, u bënë prezantime nga një prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe nga Shefi i Njësisë së Handler-ave, respektivisht rreth kuadrit ligjor dhe marrëdhënieve ndërmjet agjentëve dhe handler-ave të tyre. Për disa nga pjesëmarrësit, kjo ishte hera e parë që prezantoheshin me punën policore nën mbulim, e cila nuk është si aktivitetet e tjera policore. Prandaj, ky trajnim ishte një shans që ju ofrohet atyre për të kuptuar nëse ata do të ishin të përshtatshëm për një aktivitet të tillë.

/ @sq