Oficerët Shqiptarë të Policisë Rrugore marrin pjesë në një kurs trajnimi të Caps , Cezena

1

Oficerët Shqiptarë të Policisë Rrugore marrin pjesë në një kurs trajnimi të Caps , Cezena

Me asistencë dhe me financim të PAMECA IV, 11 oficerë të policisë rrugore morën pjesë tek një kurs trajnimi në Cezena në Itali nga 31 gusht deri në 11 shtator.
Trajnimi u organizua nga EAGJ për Policinë Rrugore, Angelo Tancredi sipas veprimtarisë 4.2 “Mbështetje për të rritur më tej zbatimin e legjislacionit rrugor në Shqipëri, nëpërmjet ndërhyrjeve autoritare nga ana e policisë rrugore”. Ky ishte një kurs “Trajno trajnerin” me tema të ndryshme mbi teknikat operacionale, detyrat e policisë dhe metodologjinë për të bërë një hetim të duhur të aksidenteve rrugore.
Gjatë këtyre 11 ditëve, oficerët shqiptar të policisë rrugore, ndër të tjera, patën mundësinë të mësonin për metodologjinë dhe procedurat për drejtimin specifik të automjeteve posaçërisht për punonjësit e policisë rrugore, të cilën duan ta zbatojnë edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për policinë rrugore, por për punonjësit e policisë në përgjithësi. Me rëndësi të veçantë ishte edhe koncepti i Qendrës për Policinë Rrugore ku trajnohen vazhdimisht punonjësit e policisë rrugore në Itali dhe specializohen në fusha të ndryshme. U diskutua sesi do të ishte e dobishme një Qendër e ngjashme në Shqipëri, e ngritur specifikisht për policinë rrugore për trajnime dhe kurse profesionale në fushat përkatëse.
Gjithashtu, u diskutua gjatë trajnimit mënyra për identifikimin e dokumentave të falsifikuara, sidomos lejet e qarkullimit dhe patentat. Për të kombinuar teorinë dhe praktikën, pjesëmarrësit patën mundësi të vizitonin Njësinë Operacionale të Autostradave në Bolonja e cila është përgjegjëse për patrullat e policisë rrugore në këtë rajon si dhe seksionin e Modenës që është përgjegjëse për logjistikën dhe pjesën operacionale. Ishte shumë e dobishme të shikonin në praktikë sesi organizohej njësia operacionale e policisë rrugore.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësve ju dhanë certifikata nga Drejtori i CAPS Cezena. Me këtë rast ishte i pranishëm edhe Drejtori Policisë Rrugore së Shqipërisë, Z. Mithat Tola ku diskutuan edhe mundësinë për aktivitete të tjera në të ardhmen si shkëmbime programesh dhe forma të ndryshme bashkëpunimi, sipas nevojës.

me shume foto …

 

 

Tetor 7, 2015 / @sq