Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me përfituesit

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me përfituesit

 

PAMECA IV ka arritur një nivel të mirë bashkëpunimi me përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit nga qeveria si dhe me përfituesit e tërthortë si nga qeveria edhe nga shoqëria civile.

 

Projekti PAMECA IV ka kijuar dhe mban marrëdhënie shumë të mira me të gjithë përfituesit dhe homologët e vet, me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Policinë e Shtetit Shqiptar (PShSh), Prokuroninë e Përgjithshme (PP) dhe Ministrinë e Drejtësisë (MD). Janë organizuar takime të rregullta bashkërenduese dhe ksonsultuese me homologët në PShSh, PP, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe me prokuroritë e tjera, MPB, MD, etj. Shkëmbimi i informacionit është në nivele shumë të mira, duke bërë kështu të mundur që PAMECA IV të mund të kryejë pa pengesa detyrat përkatëse dhe të përshtasë veprimtaritë e saj ndihmëse sipas nevojave dhe realitetit.

 

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me përfituesit kryesorë përfshin:

  • Takime bashkërenduese dhe konsultative të kryera me Ministrin e Punëve të Brendshme, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe kryetarët e grupeve të ndryshme të punës të përfshirë në procesin e reformimit të PSh;
  • Kontakte dhe takime të rregullta me PP, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prokurorinë e Tiranës dhe MD për projektamendimet e reja të KPP;
  • Bashkëpunim në nivele të mira me Policinë e Kufirit dhe Migracionit;
  • Takime me Zv/Ministrin e Punëve të Brendshme për çështjen e aplikimeve për azil të qytetarëve shqiptarë në BE dhe çështjen e të miturve të pashoqëruar;
  • Bashkëpunimi me QNOD është përmirësuar më tej për shkak të qasjes positive të ndërmarrë nga menaxhimi i ri i QNOD-s;
  • Bashkëpunim me Gardën e Republikës në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

PAMECA IV ndjek rregullisht takime të ndryshme të Konsorciumit Ndërkombëtar dhe merr pjesë në konferenca dhe seminare të ndryshme, ndër të tjera një konferencë e organizuar nga MPB me interlokutorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në lidhje me reformën në PSh, seminarin kombëtar me temë “Hetimi dhe ndjekja e krimeve që lidhen me trafikimin e qënieve njerëzore”, të organizuar nga Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, konferencën organizuar nga MD “Reforma e sistemit penitenciar”, etj.

 

Është vendosur nivel i mirë bashkëpunimi me ministritë/institucionet e tjera shqiptare, përfituesit e tërthotë të veprimtarive të PAMECA IV. Ministria e Kulturës, Ministria e Transporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, për të përmendur vetëm pak prej tyre, i janë drejtuar PAMECA IV për të parë mundësitë e mbështetjes duke paraqitur kërkesa konkrete për bashkëpunim. Janë organizuar takime me përfaqësues të këtyre institucione të cilat kanë rezultuar në veprime konkrete të projektit. Për ilustrim mund të përmendim këtu mbështetjen që PAMECA IV i dha Ministrisë së Kulturës, me kërkesën e kësaj të fundit, në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndër të tjera me çështjen e trafikimit dhe vjedhjes së veprave të artit. Bashkëpunimi i mirë i krijuar në këtë rast konkret u materializua në kryerjen me sukses të misionit të një eksperti afatshkurtër i cili i erdhi në ndihmë grupit të punës me hartimin e ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

 

Një bashkëpunim i ngushtë është vendosur edhe me organizata shqiptare të shoqërisë civile të ciliat punojnë në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme, siç janë Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti Evropian i Tiranës. Me këtë të fundit, PAMECA IV është duke kryer trajnime të përbashkëta në të gjithë vendit për stafin policor mbi të drejtat e njeriut dhe trajtimin e personave që mbahen në ambientet e policisë.