Seminar mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar

IJC2

Seminar mbi Bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme, PAMECA V organizoi seminarin “Mbi bashkëpunimin Gjyqësor Ndërkombëtar” në datën 9 dhe 10 nëntor 2017. Seminari u ndoq nga 25 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë të rretheve të ndryshme gjyqësore të cilët janë të përfshirë në kërkesat e ekstradimit për Shqipërinë dhe ato drejt shteteve të tjera, në njohjen e vendimeve gjyqësore të huaja dhe transferimin e personave të dënuar.  Kishte pjesëmarrës edhe nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Prokurorinë e Përgjithshme dhe nga Ministria e Drejtësisë.

Z.Stefano Opilio, Drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë Italiane të Drejtësisë, Z. Francesco Ciardi, Magjistrat Ndërlidhës pranë Ministrisë shqiptare të Drejtësisë dhe Z. Alfredo Mandovano, Magjistrat i Gjykatës së Apelit Romë – Seksioni Penal, ndanë me kolegët shqiptarë këndvështrimin italian.

Drejtuesi i Ekipit të Projektit PAMECA V Z. Carlo D’Achille mbajti fjalën e hapjes ndërkohë që seminari u moderua nga Zv. Drejtuesi i PAMECA V dhe mbuloi tema të vlefshme për punën lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar. Seminari pati pjesëmarrje të gjerë dhe pjesëmarrja e tre ekspertëve afatshkurtër e bëri atë vendin e duhur për të patur diskutime konkrete mbi situata dhe raste të sjella nga të dy vendet si dhe problematikën lidhur me to.

me shume foto …

 

 

Nëntor 14, 2017 / @sq