Çfarë bën PAMECA IV

PAMECA IV është projekt asistence teknike i BE-së për Shqipërinë në kuadrin e programit IPA dhe financohet nga Komisioni Evropian me fondet IPA 2009 dhe IPA 2012 për Shqipërinë me një buxhet prej rreth 4 milionë euro.

Objektivi i përgjithshëm i projektit PAMECA IV ështe: “T’i sjellë kapacitetet ligjzbatuese të institucioneve shqiptare më pranë standardeve të BE-së në fushën e policimit dhe të krijojë besim, siguri  dhe një ambient të sigurt për qytetarët shqiptarë”.

PAMECA IV ka 2 objektiva specifike kryesore:

  1. Përmirësimi i kapaciteteve organizative, administrative, teknike dhe të manaxhimit të burimeve të Policisë së Shtetit;
  2. Përmirësimi i punës së strukturave të Policisë së Shtetit si edhe bashkërendimi me Prokurorinë e Përgjithshme si edhe me agjencitë përkatëse.

Kuadri zbatues

 Koncepti

PAMECA IV është hartuar si një projekt asistence teknike i BE-së, i cili do t’i vijë në ndihmë dhe do të mbështesë agjencitë kryesore shqiptare të zbatimit të ligjit, sidomos Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë  e Përgjithshme për ta sjellë punën e tyre sa më pranë standardeve të  BE-së. Objektivi i përgjithshëm i projektit PAMECA IV është: “T’i sjellë kapacitetet ligjzbatuese të institucioneve shqiptare më pranë standardeve të BE-së në fushën e policimit dhe të krijojë besim, siguri  dhe një ambient të sigurt për qytetarët shqiptarë”.

 Veprimtaritë dhe partnerët e projektit

Rezultatet e pritshme sipas pesë fushave të asistencës përfshijnë një sërë veprimtarish, që nga këshillimi strategjik e deri tek trajnimet, manualet,  seminarët, grupet e punës dhe vizitat studimore në Shtetet Anëtare të  BE-së me strukturat që u përshtaten më mirë nevojave të përfituesve  shqiptarë. Do të bashkëpunohet ngushtë me agjencitë përkatëse të BE-së dhe gjatë veprimtarive të projektit PAMECA IV do të përdoret ekspertiza  dhe përvoja e tyre atëherë kur është e përshtatshme dhe e mundur, për  t’i sjellë standardet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, si ato ligjore edhe ato operacionale, në nivelin e standardeve të BE-së në fushën e çështjeve të  brendshme dhe të drejtësisë.

Përfituesit kryesorë të asistencës së ofruar nga PAMECA IV janë Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit Shqiptar dhe Prokuria e Përgjithshme. Përfituesit dytësorë të veprimtarive të projektit janë DPPPP, Autoritetet e Taksave dhe Doganave, ILDKP, Avokati i Popullit, Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, Ministria e Mirëqënies  Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve, etj.

 

Metodologjia

Metodologjia e zbatuar nga PAMECA IV do të konsistojë në gjashtë hapa të njëpasnjëshëm. Si fillim do të kryhet një analizë mangësish për secilën veprimtari të planifikuar duke lejuar kështu si një hap të dytë evidentimin e çështjeve kritike. Për më tepër, do të jepet asistencë/mbështetje për zbatim e cila do të pasohet nga monitorimi i kapaciteteve përthithëse. Si hap i pestë, do të ndërmerren një sërë veprimtarish të ndryshme dhe cikli i asistencës do të mbyllet me një shqyrtim të të gjithë hapave.

Komponentët e projektit

Projekti PAMECA IV është i organizuar në gjashtë fusha veprimtarish:

  1. Struktura, Organizimi, Burimet Njerëzore, Logjistika, Buxhetimi në Policinë e Shtetit Shqiptar

Qëllimi i këtij komponenti është të ndihmojë në përmirësimin e kapaciteteve organizative dhe administrative të Policisë së Shtetit Shqiptar për të planifikuar dhe menaxhuar burimet njerëzore, financiare dhe teknike më me efiçencë dhe efektivitet. Veprimtaritë kryesore të këtj komponenti përfshijnë mbështetje për përmirësimin e praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore, ristrukturimin e PSh, fuqizimin e punonjësve të policisë në terren, trajnime dhe rishikim të kurrikulave, mbështeje për planifikimin e buxhetit dhe për prokurimet, etj.

  1. Hetimet kundër Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda  dhe Korrupsionit

Objektivi i veprimtarive të parashikuara në këtë komponent është rritja e kapaciteteve të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, duke përfshirë edhe agjencitë e tjera përkatëse, për të hetuar krimin e organizuar, krimet e rënda dhe korrupsionin. Veprimtaritë kryesore të këtij komponenti pëfshijnë mbështetje për rritjen e kapaciteteve hetuese dhe proceduese të PSh dhe PP në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, trafikimit të paligjshëm, pastrimit të parave dhe konfiskimin e të ardhurave nga veprimtaritë kriminale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjithë institucioneve përkatëse, përmirësimin e kuadrit ligjor, etj.

  1. Të Drejtat e Njeriut dhe Policimi në Komunitet

Ky komponent ka si qëllim të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe policimin në komunitet. Veprimtaritë kryesore të këtij komponenti përfshijnë mbështetje për mbrojtjen e të drejtave të të paraburgosurve dhe të burgosurve, sidomos personave vulnerabël, mbështetje për policimin në komunitet, etj.

  1. Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore

Fokusi i veprimtarive të këtij komponenti është përmirësimi i shërbimit të Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe i Policisë Rrugore. Veprimtaritë kryesore nën këtë komponent përfshijnë mbështetje për menaxhimin strategjik të policimit rrugor, zbatimin konsistent të ligjeve, edukimin mbi trafikun, sigurinë në rrugë, etj.

  1. Menaxhimi i Integruar i Kufirit (MIK)

Veprimtaritë e këtij komponenti synojnë forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e integruar të kufirit. Ndër veprimtaritë kryesore që

do të zhvillohen si pjesë e këtij komponenti, renditen mbështetje për përmirësimin e kuadrit institucional, legjislativ dhe infrastrukturor, për menaxhimin strategjik, etj.

  1. Mbështetje strategjike për Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Qëllimi kryesor i veprimtarive të parashikuara në këtë komponent është për t’iu  përgjigjur më mirë axhendës së reformave dhe përparësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Veprimtaritë kryesore të këtij komponenti përfshijnë këshillim dhe mbështetje për Ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të PSh për zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të adresuar çështjet aktuale, në veçanti në lidhje me hartimin e dokumenteve strategjike si dhe në lidhje me propozimet e reja legjislative dhe rregullatore që ndikojnë në reformat e policisë dhe në zbatimin e kuadrit ligjor kryesor.

Arritjet e projektit PAMECA IV në të gjitha komponentët e tij janë si më poshtë:

  • Është siguruar mbështetje për grupet e punës të krijuar me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshëm për reformimin e PShSh, si në nivel strategjik edhe në atë teknik për gjashtë projektligje dhe një dokument për vlerësimin e brendshëm në PSh;
  • Trajnime të ndryshme për personelin e PSh dhe personelin e PKM;
  • Shqyrtime të plota, analiza dhe komente si dhe një sërë raportesh vlerësimi ligjor për korrupsionin dhe krimin e organizuar, hetimin financiar, pastrimin e parave, krimin kompiuterik dhe krimin ambiental;
  • Mbështetje për përmirësimin e strukturave të policisë rrugore dhe zbatimin e axhendës së TISPOL;
  • Një sërë vlerësimesh të PKK sipas standardeve Schengen bazuar në vizitat në terren;
  • Mbështetje për PKM që ata të kryejnë vetë-vlerësimin dhe mbështetje për QNOD për të rritur bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorët e përfshirë në MIK.

Arritjet e projektit PAMECA IV sipas komponenteve janë si vijon:

 Komponenti 1: Struktura, Organizimi, Burimet Njerëzore, Logjistika

  • Është dhënë mbështetje për të shtatë grupet e punës të krijuar me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme për reformën ne PSh, si në nivel strategjik edhe në atë teknik;
  • Shqyrtime të plota, analiza dhe komente për të gjashtë projektligjet dhe një dokument për vlerësimin e brendshëm të PSh;
  • Nën këtë komponent, projekti ka ndërmjetësuar dhe ka bërë të mundur bashkëpunimin ndërmjet PSh dhe CEPOL.

Komponenti 2: Hetimet kundër Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit

  • Një sërë raportesh vlerësimi ligjor për korrupsionin dhe krimin e organizuar, hetimin financiar, pastrimin e parave, krimin kompiuterik dhe atë ambiental;
  • Ndërmjetësim për pjesëmarrjen e PSh në operacionin e përbashkët policor të udhëhequr nga EMPACT ‘Europe 2013’ dhe mbështetje me anë të një eksperti afatshkurtër.

Komponenti 3: Të Drejtat e Njeriut dhe Policimi në Komunitet

  • Angazhim në ndërhyrjet parapërgatitore, ndër të tjera nisja e procesit të këshillimit për veprimtaritë e ardhshme, dhe/apo kontribut për veprimtaritë e organizatave të tjera partnere që operojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut;
  • Bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile për të shfrytëzuar mundësitë e trajnimeve, promovuar shkëmbimin e ekspertizës dhe eksperiencë

Komponenti 4:  Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore

  • Mbështejte dhe këshillim për reformimin e policisë rrugore dhe përmirësimin e strukturës së saj;
  • Mbështetje për zbatimin e axhendës së TISPOL. Është aktivizuar modeli i TISPOL-it si dhe programimi i moduleve operacionale sipas standardeve të BE-së;
  • Mbështetje për trajnimin profesional me anë kursesh të specializuara (p.sh. në Çezena të Italisë).

Komponenti 5: Menaxhimi i Integruar i Kufirit (MIK)

  • Vlerësimi në terren të PKK sipas standardeve Schengen (duke mbuluar infrastrukturën dhe pajisjet si dhe procedurat e kontrollit kufitar,dhe QNOD);
  • Zhvillimi i trajnimeve rajonale për kërkesat e hyrjes dhe kontrollin e dokumenteve.
  • Ka nisur vlerësimi i sistemit aktual të trajnimit dhe krahasimi me standardet e BE-së dhe FRONTEX-it;
  • Ka nisur kontrolli i përputhshmërisë së ligjit për kufirin shtetëror dhe mbikëqyrjen me acquis përkatëse të BE-së dhe të Schengen-it.

Komponenti 6: Këshillim strategjik Ministrit të Punëve të Brendshme dhe DP të PSh

  • Vlerësim paraprak i projektstrukturës së Ministrisë kundrejt sfondit të acquis të BE-së dhe praktikave më të mira të fushës si dhe përballë kuadrit përkatës ligjor shqiptar;
  • Mbështetje për njësi të ndryshme organizative të MPB dhe PSh në lidhje me hartimin e aplikimeve të TAIEX dhe specifikimeve teknike relevante për mandatin e PAMECA IV për të siguruar konsistencë në qasje në dokumentet ekzistues strategjikë;
  • Mbështetje e grupeve të punës për reformën në PSh.

Trajnimet

Semestri i shtatë: shtator 2016 – shkurt 2017     

Gjatë semestrit të shtatë të projektit, përkatësisht shtator 2016 – shkurt 2017, projekti PAMECA IV zhvilloi një sërë trajnimesh si seminare, workshop-e dhe vizita studimore në bashkëpunim të ngushtë me palët përfituese kryesore të projektit nëpërmjet asistencës së ekspertëve afatgjatë, afatmesëm dhe afatshkurtër të tij.

Gjashtë vizita studimore u organizuan dhe u mbështetën financiarisht nga projekti gjatë semestrit të shtatë. Një sërë vizitash studimore u organizuan në kuadër të komponentit 2 ‘Krimi i Organizuar, Krimet e Rënda dhe Hetimet për Anti-Korrupsionin’, ku vizita e parë studimore tre ditore për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit u zhvillua në Romë, Itali në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Italian dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Krimeve të Organizuara dhe të Rënda të Policisë së Shtetit.

Vizita e dytë studimore gjatë këtij semestri u zhvillua në zyrat qendore të EUROPOL në Hagë, Hollandë dhe u organizua në bashkëpunim të ngushtë me palën përfituese kryesore Policinë e Shtetit dhe Zyrat Qendrore të EUROPOL nën komponentin 2 të planit të punës së projektit. Vizita studimore e sipërpërmendur u organizua në kuadër të bashkëpunimit të projektit PAMECA IV me Policinë e Shtetit për sa i përket shkëmbimit të eksperiencës me zyrat qendrore të Europol për strukturën dhe organizimin e zyrës së Europol në Policinë e Shtetit.

Një vizitë tjetër studimore u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit Francez për luftën kundër veprave penale të krimit të organizuar. Vizita studimore dy ditore u zhvillua në Paris, Francë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Organizuara dhe të Rënda të Policisë së Shtetit dhe u asistua nga Eksperti afatgjatë për Krimin e Organizuar të projektit PAMECA IV.

Vizita e katërt studimore u organizua në Bari, Itali në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit Italian dhe Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit. Vizita studimore u organizua nën komponentin 2 ‘Krimi i Organizuar, Krimet e Rënda dhe Hetimet për Anti-Korrupsionin’, të planit të punës së projektit dhe në kuadër aktiviteteve të përbashkëta dhe kuadrit Evropian në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Vizita e pestë studimore u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme të Austrisë (Policinë e Shtetit Austriak) në kuadër të komponentit 5 ‘Menaxhimi i Integruar i Kufirit’ për bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me çështjet ndërkombëtare të kufirit dhe migracionit. Vizita studimore u asistua plotësisht nga Ekspertja afatgjatë për MIK e projektit, e cila mundësoi organizimin e vizitës në koordinim me homologët Austriakë.

Vizita e fundit studimore gjatë këtij semestri u organizua në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Brendshme Italiane (Policisë së Shtetit Italian) dhe Policisë së Shtetit Shqiptar në fushën e luftës kundër terrorizmit. Vizita studimore u zhvillua në Romë, Itali me  pjesëmarrës nga Drejtoritë e Anti-Terrorizmit të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin mbi analizën e kërcënimeve të luftës kundër terrorizmit dhe zhvillimit të bashkëpunimit operacional.

Një sërë aktivitetesh trajnimi u organizuan gjatë semestrit të shtatë në kuadër të komponentit 2 të planit të punës së projektit, si workshop-i i zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë mbi teknikat e pastrami të të parave dhe procedurat penale për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Një workshop u organizua nga Prokurori/Eksperti afatgjatë për Krimin e Organizuar në bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, dhe Drejtorinë e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave mbi prezantimin e raportit për vlerësimin e çështjeve të analizuara të korrupsionit. Një workshop tjetër mbi hetimet komplekse në fushën e grupeve kriminale në Itali dhe Shqipëri u organizua nëpërmjet asistencës së një eksperti afatshkurtër. Në kuadër të të njëjtit komponent një ushtrim për dorëzimin e kontrolluar mbi luftën kundër trafikimit të armëve me fokus te mësimet e nxjerra, u organizua nga Eksperti afatgjatë për Krimin e Organizuar me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Eksperti për Krimin e Organizuar për Policinë gjithashtu organizoi një trajnim bazë për teknikat e vëzhgimit me Drejtorinë e Forcave Speciale Operacionale. Përveç sa më sipër nën këtë komponent një workshop tjetër u organizua nga Eksperti aftamesëm/Prokurori me pjesëmarrjen e OPGJ (Oficerëve të Policisë Gjyqësore) të Policisë së Shtetit mbi pavlefshmërinë dhe mospërdorimin e provave atipike.

Në kuadër të komponentit 5 ‘Menaxhimi i Integruar i Kufirit’ u organizua një workshop nga një ekspert afatshkurtër i projektit në bashkëpunim me QNOD për bazën e të dhënave të mjeteve lundruese. Gjithashtu gjatë muajit mars 2017 një takim pune dy ditor u organizua në Durrës dhe Tiranë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Italian dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar për kufirin dhe migracionin. Përfaqësues nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin të Policisë së Shtetit Italian zhvilluan vizita në terren në Portin e Durrësit dhe Aeroportin e Rinasit së bashku me homologët shqiptarë dhe ndoqën një takim pune në Tiranë mbi çështjet për minorenët e pashoqëruar, trafikimin e paligjshëm dhe emigrimin e parregullt.

Projekti PAMECA IV gjithashtu është angazhuar për të mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Kufirit dhe Migracionit dhe Akademinë e Sigurisë duke ofruar leksione për një javë të plotë mësimore për çështjet e kufirit dhe migracionit në kursin e trajnimit bazë të policisë së kufirit dhe migracionit. Ekspertja e MIK do të sigurojë mbështetjen e saj për trajnimin bazë gjatë mesit të muajit mars 2017 në bashkëpunim me një ekspert të lartë nga FRONTEX.

Gjatë  periudhës shtator 2016 – mars 2017 një sërë trajnimesh përfshirë vizita studimore, seminare, workshop-e dhe takime pune të përbashkëta u mbështetën dhe u zhvilluan nga Ekspertët afatgjatë, Ekspertët afatmesëm dhe Ekspertët afatshkurtër të projektit PAMECA IV duke rezultuar në një total prej 33 ditësh trajnimi, me pjesëmarrjen e 186 përfaqësuesve nga Policia e Shtetit,  Ministria e Punëve të Brendshme, QNOD, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Përgjithshme (Zyrat e Prokurorive të  Rretheve, Prokuroria e Krimeve të  Rënda), prej të cilëve 20 (10.75%) femra u  trajnuan në kuadër të barazisë gjinore dhe diversitetit.

 

Semestri i gjashtë   mars 2016 – gusht 2016

Gjatë semestrit të gjashtë  të  projektit, përkatësisht mars- gusht 2016, projekti PAMECA IV zhvilloi një sërë trajnimesh si seminare, workshop-e dhe vizita studimore në bashkëpunim të  ngushtë  me palët përfituese kryesore të projektit.

Katër vizita studimore u organizuan dhe u mbështetën financiarisht nga projekti gjatë semestrit të gjashtë. Vizita e parë studimore gjatë këtij semestri u zhvillua në Varshavë, Poloni, dhe u organizua në bashkëpunim të ngushtë me FRONTEX nën komponentin 5 – ‘Menaxhimi i Integruar i Kufirit’, të planit të punës së projektit. Vizita studimore e sipërpërmendur u organizua në  kuadër të bashkëpunmit të projektit PAMECA IV me Policinë e Kufirit dhe Migracionit të  Policisë  së  Shtetit në  kuadër të  shkëmbimit të  eksperiencës me FRONTEX në  lidhje me migrimin në  BE.

Vizita e dytë studimore u organizua në Romë, Itali në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit. Vizita studimore u organizua në kuadër të Komponentit 2 –‘Krimet e Organizuara dhe të Rënda dhe Hetimet kundër Korrupsionit’ të planit të punës së projektit, në kuadër të aktivitetve të përbashkëta dhe të kuadrit Evropian në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Vizita e tretë studimore u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme Italiane (Policinë e Shtetit Italian) në kuadër të komponentit 2, duke synuar mbështetjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar hetimor, në veçanti në lidhje me kërkesat që vijnë nga Vendet Anëtare të BE-së dhe Europol. Vizita studimore u zhvillua në Romë, Itali.

Vizita e katërt studimore u organizua në kuadër të komponentit 4 –“Patrulla e Përgjithshme dhe Policimi Rrugor’. Vizita studimore u zhvillua në Çezena, Itali në bashkëpunim të  ngushtë me Policinë Rrugore në kuadër të shkëmbimit të eksperiencës me strukturat përkatëse të policisë rrugore për sa i përket trajnimit të punonjësve të policisë për të përftuar patenta profesionale, duke marrë parasysh strukturën e qendrës së trajnimit të CAPS Çezena.

Një sërë aktivitetesh trajnimi u organizuan gjatë semestrit të gjashtë në kuadër të  komponentit 2 të planit të  punës së projektit, si workshop-e të zhvilluara kryesisht në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Prokurorisë së Përgjithshme për prezantimin e praktikave më të mira të BE-së në zhvillimin dhe kryerjen e hetimeve pro-aktive për trafikimin e lëndëve narkotike të kryera nga organizatat kriminale, si edhe gjithashtu një  workshop tjetër për sa i përket shkëmbimit të eksperiencës për hartimin e akuzave penale.

Një trajnim bazë për teknikat e vëzhgimit u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Forcat Speciale Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Organizuara dhe të Rënda. Përveç kësaj një ushtrim i përbashkët për “Dorëzimin e kontrolluar në luftën kundër trafikimit të armëve’ u organizua dhe mbështet nga projekti PAMECA IV në kuadër të komponentit 2. Ushtrimi ishte një iniciativë e strukturave përkatëse të Policisë të Shtetit Shqiptar dhe Policisë të Shtetit Maqedonas si edhe të Prokurorive përkatëse të Krimeve të Rënda.

Disa trajnime u organizuan gjatë semestrit të gjashtë në kuadër të komponentit 5 – duke u fokusuar në mbledhjen e të  dhënave, menaxhimin dhe analizën e riskut për përfaqësuesit e Drejtorisë  së  Përgjithshme të  Kufirit dhe Migracionit, QNOD-së  dhe ministrive përkatëse të linjave. Një trajnim tjetër u organizua në kuadër të komponentit 5 për ‘Ndihmën e Shpejtë” për përfaqësuesit e Qendrës së Mbyllur të Pritjes në Karrec.

Gjatë  periudhës mars-gusht 2016, përkatësisht, semestrit të gjashtë të projektit, një sërë  trajnimesh përfshirë vizita studimore, seminare dhe workshop-e u mbështetën dhe u zhvilluan nga Ekspertët Afatgjatë dhe Ekspertët Afatshkurtër të projektit PAMECA IV duke rezultuar në një total prej 34 ditësh trajnimi, me pjesëmarrjen e 211 përfaqësuesve nga Policia e Shtetit,  Ministria e Punëve të Brendshme, QNOD, Prokuroria e Përgjithshme (Zyrat e Prokurorive të  Rretheve, Prokuroria e Krimeve të  Rënda) dhe Gjykata për Krimet e Rënda, prej të cilëve 41 (19.43%) femra u  trajnuan në kuadër të barazisë gjinore dhe diversitetit.

Semestri i pestë: shtator 2015 – shkurt 2016

Gjatë semestrit të pestë të projektit, përkatësisht shtator 2015 – shkurt 2016, PAMECA IV zhvilloi një sërë trajnimesh si seminare, workshop-e, konferenca dhe vizita studimore në bashkëpunim të ngushtë me palët përfituese kryesore të projektit.
Dy vizita studimore u organizuan dhe u mbështetën financiarisht nga projekti gjatë semestrit të pestë. Vizita e parë studimore gjatë këtij semestri u zhvillua në Romë, Itali në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Italisë dhe Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit në Policinë e Shtetit. Vizita studimore dy javore u organizua në kuadër të komponentit dy “Krimi i Organizuar, Krimet e Rënda dhe Hetimet për Anti-Korrupsionin’ duke synuar mbështetjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar hetimor në veçanti në lidhje me kërkesat që vijnë nga Vendet Anëtare të BE-së dhe Europol.
Vizita e dytë studimore u zhvillua në Paris, Francë me pjesëmarrjen e drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbimet Mbështetëse në një ekspozitë katër ditore për sigurinë e brendshme të shtetit. Vizita e sipërpërmendur u organizua në kuadër të komponentit një “Struktura, Organizimi, Burimet Njerëzore. Logjistika dhe Buxheti i Policisë së Shtetit’, duke synuar mbështetjen e Drejtorisë Ekonomike dhe të Financës përkatësisht për të planifikuar dhe për ta caktuar prioritetet për buxhetin sipas nevojave dhe prioritetve të PSh dhe në lidhje me prokurimin dhe alokimin optimal të burimeve.
Një konferencë tre ditore për Sistemet e së Ardhmes (evolucionit afatgjatë) të Sigurisë Publike u organizua në Mynih, Gjermani gjate shtatorit 2015. Projekti PAMECA IV bëri të mundur dhe financoi pjesëmarrjen e Drejtorit të Teknologjisë dhe Informaconit të PSh në këtë konferencë. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të komponentit gjashtë “Këshillim Strategjik për MPB dhe DP të PSh” dhe në kuadër të Numrit të Emergjencave të BE-së – Projektit 112, i cili do të vihet në zbatim si projekt pilot në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Tiranës.
Në kuadër të komponentit një u organizua një seminar për prokurimet sipas standardeve dhe direktivave të BE-së me pjesëmarrjen e përfaqësueve të Drejtorisë së Përgjithshme për Shërbimet Mbështetëse të PSh.
Një sërë aktivitetesh u organizuan gjatë semestrit të pestë në kuadër të komponentit dy të planit të punës së projektit si seminari në fushën e identifikimit, vendndodhjes dhe sekuestrimit të pasurive duke synuar prezantimin e praktikave më të mira të BE-së. Seminari u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshmë të Italisë, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda të PSh, Zyrën e Prokurorisë së Kosovës dhe me homologët e Policisë së Kosovës.
Një seminar për vendet e parajsës fiskale – karakteristikat dhe instrumentat ndërkombëtare për gjurmimin e evazionit fiskal u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën e Magjistraturës.
Në vijim të kursit të suksesshëm për Trajnimin e Trajnerëve për “Agjentët e Infiltruar dhe Operacionet në Mbulim” të zhvilluar gjatë semestrit të mëparshëm, u zhvillua një trajnim tjetër për “Agjentët e Infiltruar” me pjesëmarrjen e strukturave përkatëse policore të krimit të organizuar. Një iniciativë e tillë përbën një asistëncë të vazhdueshme të projektit PAMECA IV e cila synon forcimin e kapaciteteve operacionale të Forcave Speciale Operacionale në Policinë e Shtetit.

Një seminar dy ditor për përgjimin e komunikimit në median sociale u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda të PSh dhe u mbështet nga eksperti afatgjatë dhe ekspertët afatshkurtër përkatës të projektit. Një trajnim tjetër teknik u organizua për hyrjen e fshehtë në makina për Forcat Operacionale Speciale.
Tre seminare të ndryshme u organizuan në kuadër të prezantimit të praktikave më të mira të BE-së për konfiskimin e pasurive pa dënim, hartimin e akuzave dhe pavlefshmërinë e akteve proceduriale, papërdorshmërinë e provave dhe provat atipike. Seminaret e sipërpërmendura u organizuan në bashkëpunim me PSh, PP, PKR GjKR, MD, Zyrat e Prokurorive të Rretheve, Zyrat e Rretheve të Gjykatës së Shkallës së Parë.
Një kurs trajinimi i trajnerëve u organizua për teknikat operative për njësitë e patrullave të përgjithshme në kuadër të komponentit katër ‘Patrulla e Përgjithshme dhe Policimi Rrugor’ me pjesëmarrjen e punonjësve të policisë nga DP e Sigurisë Publike në PSh. Një trajnim për trafikimin dhe identifikimin e automjeteve të vjedhura u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Policisë Rrugore dhe Njësitë përkatëse rajonale.
Gjatë këtij semestri u organizuan dhe mbështetën një sërë trajnimesh në kuadër të komponentit pesë “Menaxhimi i Integruar i Kufirit’ në bashkëpunim të ngushtë me përfituesin kryesor, dmth DP për Kufirin dhe Migracionin, PSh. Projekti PAMECA IV organizoi një seminar të përqendruar në mbledhjen e të dhënave, menaxhimin dhe analizën e riskut si edhe gjithashtu mbështeti trajnimin bazë të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Akademinë e Sigurisë duke ndarë eksperiencat më të mira të BE-së dhe parimet e Schengen në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit.
Gjatë periudhës shtator 2015 – shkurt 2016, përkatësisht gjatë semestrit të pestë të projektit u zhvilluan dhe u mbështëtën një sërë trajnimesh nga ekspertët afatgjatë dhe afatshkurtër të projektit, përfshirë këtu konferenca, vizita studimore, seminare dhe workshop-e të cilat rezultuan në total në 71 ditë trajnimi, me pjesëmarrjen e 260 përfaqësuesve nga PSh, MPB, PP, GjKR, Shkolla e Magjistraturës dhe MD prej të cilëve 71 (27.30%) femra u trajnuan në kuadër të diversitetit dhe barazisë gjinore.

Semestri i katërt: Mars – Gusht 2015

Gjatë semestrit të katërt të projektit, përkatësisht mars – gusht 2015, projekti PAMECA IV zhvilloi një sërë trajnimesh si seminare, workshop-e, konferenca dhe vizita studimore në bashkëpunim të ngushtë me përfituesit kryesor të projektit.
Gjashtë vizita studimore u organizuan dhe u financuan nga projekti gjatë semestrit të katërt. Vizita e parë studimore gjatë këtij semestri u zhvillua në Varshavë, Poloni në bashkëpunim të ngushtë me Rojën Kufitare Polake dhe FRONTEX, me përfshirjen e përfaqë- sueve të Policisë së Kufirit dhe Migracionit si edhe të QNOD-së. Vizita studimore u organizua në kuadër të mbështetjes dhe asistencës së mëtejshme të siguruar nga PAMECA IV për DP të KM/PSh dhe QNOD për sa i përket bashkëpunimit ndër-institucional dhe veçanërisht duke synuar përmirësimin e vëzhgimin kufitar në kufirin blu dhe zbatimin e sistemit të menaxhimit të kufirit në Shqipëri në përpuethje me parimet dhe standardet e Schengen. Vizita studimore e sipërpërmendur u pasua gjatë të njëjtit semestër nga dy vizita të tjera të veçanta, një prej të cilave u zhvillua në Poloni në bashkëpunim me FRONTEX dhe me për-fshirjen e drejtuesve të lartë të DP të KM/PSh dhe tjetra u zhvillua në Romë, Itali, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit Italian dhe Policinë Financiare, me përfshirjen e drejtuesve të lartë të QNOD-së.
Vizita e dytë studimore u zhvillua në Bukuresht, Rumani, në kuadër të shkëmbimit të informacionit, diskutimeve dhe debateve të autoriteteve përkatëse Evropiane në lidhje me Projektin për Numrin Evropian të Emergjencës. Pjesëmarrja e një përfaqësuesi nga PSh u mbështet nga PAMECA IV si vijim i angazhimt dhe kontributit të projektit për të asistuar autoritetet Shqiptare në krijimin e sistemit 112 të trajtimit të komunikimit të emergjencave.
Një vizitë tjetër studimore u zhvillua në Romë, Itali në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mbi anti-terrorizmin dhe luftën kudnër ekstremizmit të dhunshëm e iniciuar si samit i Shtëpisë së Bardhë. Projekti PAMECA IV financoi pjesëmarrjen e një drejtuesi të lartë të strukturës së Anti-Terrorizmit në PSh. Veç kësaj vizita studimore u mbështet në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Vizita e fundit e zhvilluar gjatë semestrit të katërt u zhvillua në Çezena, Itali, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e policimit rrugor dhe duke synuar përmirësimin e mëtejshëm të zbatimit të vazhdueshëm të ligjeve të qarkullimit rrugor në Shqipëri nëpërmjet ndërhyrjes autoritare të Policisë Rrugore. Projekti PAMECA IV mundësoi dhe financoi pjesëmarrjen e 12 punonjësve të policisë rrugore duke synuar shkëmbimin e eksperiencave në fushën përkatëse me homologët Italianë.
Në vijim të iniciimit të suksesshëm, në janar 2015, të projektit të përhapur gjerësisht në BE, ICARUS (Qasjet Ndër Kulturore për Sigurinë e Përdoruesve të Rrugës) për ndërgjegjësim mbi sigurinë rrugore duke e orientuar atë drejt të rinjve (nxënës të shkollave të mesme) – si përdorues të rinj të rrugëve – lidhur me respektimin e normave përkatëse të sjelljes educative. Në bashkëpunim të ngushtë me DPQ Tiranë, projekti PAMECA IV vazhdoi shtrirjen e iniciativës së sipërpërmendur edhe gjatë semestrit të katërt. Gjatë këtij semestri projekti i sipërpërmendur u zhvillua në Durrës, Shkodër dhe Korçë në bashkëpunimin të ngushtë me përfaqësues të strukturave policore rajonale dhe institucionet lokale si Bashkia dhe Drejtoria Arsimore/Shkollat e Mesme.
Trajnime dy-ditore në nivel rajonal për ‘Aktet kriminale me lëndë shpërthyese’ dhe ‘Teknikat dhe hetimi proaktiv në trafikimin e Qenieve Njerëzore’ u zhvilluan gjatë semestrit të katërt me asistencën e ekspertëve afatshkurtër në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin afatgjatë përkatës. Trajnime të tilla u zhvilluan në Drejtoritë Rajonale Policore përkatëse në të gjithë vendin duke rezultuar në 159 punonjës të trajnuar. Një trajnim pesë- ditor u organizua në lidhje me ‘ Vendngjarja me shpërthim dhe bombat artizanale’ duke përfshirë strukturat përkatëse në nivel qendror.
Një kurs trajnimi i trajnerëve për ‘Agjentët dhe Operacionet në Mbulim, u zhvillua gjatë këtij semestri, me pjesëmarrjen e strukturave përkatëse policore të krimit të organizuar. Një iniciativë e tillë është pjesë e asistencës së vazhdueshme e PAMECA IV, e cila synon përforcimin e kapaciteteve operacionale të Forcave Speciale Operacionale në PSh.
Një workshop dy-ditor u organizua në bashkëpunim me TAIEX dhe DPQ Tiranë për ‘Parandalimin e Krimit’ në kuadër të partneritetit Shkolla, Shërbim Social dhe Polici, një projekti i iniciuar dhe i mbështetur nga PAMECA IV nëpërmjet një eksperti të lartë afatshkurtër. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Drejtoria e Shërbimit Social, Drejtoria Arsimore e Tiranës dhe Policia e Shtetit u bashkuan së bashku për të shkëmbyer praktikat më të mira në fushën e parandalimit të krimit dhe policimit në komunitet, në këtë trajnim dy-ditor.
Një trajnim dy-ditor në fushën e hetimit dhe ndjekjes penale të krimit financiar dhe një tjetër trajnim dy-ditor mbi praktikat më të mira të BE-së për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, me përfshirjen e përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit, KLD, DPPPP dhe Drejtorisë së Përgjithshme Tatimore u organizuan nëpërmjet asistencës së Prokurirt/EAGJ për KO dhe EASH përkatës.
Një workshop pesë-ditor për ‘Forcimin e drejtimit operacional të punonjësve femra të nivelit të mesëm në Policinë e Shtetit’ u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Programin ICITAP nëpërmjet asistencës së një EASH. Projekti PAMECA IV së bashku me Programin ICITAP nëpërmjet këtij trajnimi mbështetën iniciativën e PSH për të mundësuar punonjëset femra të nivelit të mesëm të ndërmarrin role drejtuese operacionale.
Gjatë periudhës mars – gusht 2015, specifikisht gjatë semsetrit të katërt të projektit, u mbështetën dhe u zhvilluan një sërë trajnimesh nga EAGJ dhe EASH të PAMECA IV, përfshirë konferenca, vizita studimore, seminare, workshop-e, të cilat rezultojnë në një numër ditësh trajnimi në total prej 67, me pjesëmarrjen e 954 përfaqësuesve nga PSH, MPB, PP (Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore) PKR, MAS, MMSR, MTI, MSH, KLD, DPPPP, DPT, Drejtoria e Shërbimit Social dhe Drejtoria Arsimore (Shkollat e Mesme – mësues dhe nxënës) prej të cilëve u trajnuan 87 (9.12%) femra në kuadër të barazisë gjinore dhe diversitetit.

 

Semestri i tretë: Shtator 2014 – Shkurt 2015

Gjatë semestrit të tretë të projektit, përkatësisht shtator 2014 – shkurt 2015, projekti PAMECA IV zhvilloi një sërë trajnimesh si seminare, workshop-e, konferenca dhe vizita studimore në bashkëpunim të ngushtë me përfituesit kryesorë.
Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, ne veçanti me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, PAMECA IV filloi një iniciativë për ndërgjegjësim mbi sigurinë rrugore duke e orientuar atë drejt të rinjve (nxënës të shkollave të mesme) – si përdorues të rinj të rrugëve – lidhur me respektimin e normave përkatëse të sjelljes edukative. Kjo iniciativë bazohet në ICARUS (Qasje Ndër-kulturore mbi Sigurinë e Përdoruesve të Rrugës).
Katër vizita studimore u organizuan dhe u mbështetën financiarisht nga projekti kryesisht në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme e Italisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës. Vizita e parë studimore gjatë këtij semestri u zhvillua në zyrën qendrore të EUROPOL në Hagë, Hollandë në lidhje me trajnimin për programin ‘EUROPOL SIENA Application’ në kuadër të mbështetjes për zyrën kombëtare të EUROPOL në DPPSH. Vizita e dytë studimore u zhvillua në Paris, Francë e mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendhshme e Francës me pjesëmarrjen e drejtuesve nga Departamenti për Krimet e Organizuara dhe Krimin e Rëndë të PSh. Vizita studimore mbështeti zhvillimin e mëtejshëm të rolit të policisë dhe agjentëve gjyqësore për sa i përket hetimeve dhe policimit të drejtuar nga informacioni i përpunuar. Vizita e tretë studimore u zhvillua në Romë, Itali dhe u mbështet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Italisë në lidhje me fushën e depërtimit të fshehtë me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapacitetteve hetimore në operacionet në mbulim. Vizita studimore e katërt gjithashtu u zhvillua në Romë, Itali dhe u fokusua në fushën e anti-terrorizmit me përfituesit kryesorë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i ekperiencës i drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët mbulojnë luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, me homologët e tyre Italianë në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe dispozitat ligjore përkatëse ndërkombëtare në këto fusha.
Gjatë periudhës shtator 2014 – janar 2015 u organizua një trajnim i përbashkët me Institutin Evropian të Tiranës në fushën e të drejtave të njeriut për personat e ndaluar, arrestuar dhe të shoqëruar në njësitë policore. Trajnimi dy ditor u zhvillua në tetë Drejtori Policie Qarku dhe u mbështet nga lektorë të IET dhe PAMECA IV me pjesëmarrjen e 159 punonjësve të policisë nga strukturat vendore të sigurisë publike.
Gjatë kësaj periudhe u zhvillua një konferencë për fillimin e një dialogu ndërmjet autoriteteve shqiptare, Shteteve Anëtare të BE-së dhe aktorëve të tjerë në lidhje me identifikimin e reagimit efikas ndaj fenomenit të emigrimit të të miturve të pashoqëruar drejt Shteteve Anëtare të BE-së. Konferenca u zhvillua në bashkepunim të ngushtë me ONM dhe projektin Amaro Drom dhe me pjesëmarrjen e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Shërbimit Social dhe Avokatit të Popullit.
Seminare dhe workshop-e të tjera të zhvilluara gjatë këtij semestri si nga ekspertët afatgjatë dhe afatshkurtër të projektit, u përqendruan kryesisht në fushat e vëzhgimit në zonat urbane dhe rurale, shkëmbimin e eksperiencës për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të korrupsionit, policimin në komunitet dhe aktivitetin e inspektorëve të zonës, zhvillimin e agjentëve në mbulim, ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të krimit financiar, teknikat e operacioneve të depërtimit të fshehtë, shkëmbimin e eksperiencës në lidhje me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në sistemet kombëtare, teknikat e drejtuesve të agjentëve në mbulim, arkitektura e BE-së dhe procedurat e vendimmarrjes në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme si edhe bashkëpunimi i përbashkët dhe shkëmbimi i eksperiencës në luftën kundër terrorizmit.
Gjatë këtij semsetri një sërë trajnimesh përfshirë konferenca, vizita studimore, seminare dhe workshop-e u zhvilluan nga projekti PAMECA IV duke rezultuar në një total prej 85 ditësh, me pjesëmarrjen e 622 punonjësve të policisë të gradave dhe funskioneve të ndryshme nga Departamenti për Krimet e Organizuara dhe Krimet e Rënda, Departamenti për Policinë e Kufirit dhe Migracionit dhe Departamenti për Shërbimet Mbështetëse si edhe me pjesëmarrjen e oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të përfaqësueve nga MPB, MD, MAS, MTI, KLD, DPPPP dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prej të cilëve u trajnuan 55 (8.9%) femra në kuadër të barazisë gjinore dhe diversitetit.

 

Semestri i Dytë: Mars 2014 – Gusht 2014

Gjatë semsetrit të dytë të projektit, përkatësisht mars – gusht 2014, PAMECA IV zhvilloi disa trajnime si seminare, workshop-e, konferenca dhe vizita studimore në bashkëpunim të ngushtë me palët kryesore përfituese të projektit.
Në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE – SELEA u zhvillua një konferencë për parandalimin e krimit mjedisor. Projekti organizoi dhe financoi katër vizita studimore në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane, Policinë e Shtetit Italian dhe disa Prokurori të Rretheve Gjyqësore në Itali në fushat e policisë rrugore në lidhje me projektin ‘Twitter” për mbledhjen e informacionit mbi aksidentet rrugore dhe shkeljet e ndryshe të qarkullimit rrugor, hetimet e krimeve të rënda, rritja e kapaciteteve të policisë për shërbimet e mirëmbajtjes dhe logjistikës dhe në fushën e anti-terrorizmit. Seminaret dhe workshop-et e këtij semestri të zhvilluara si nga Ekspertët afatgjatë dhe Ekspertët afatshkurtër u fokusuan kryesisht në fushat si mënyrat alternative të hyrjes në mjedise, kontrolli i dokumenteve, menaxhimi i burime njerëzore në policinë rrugore dhe përditësimi i legjislacionit përkatës, hetimi pas shpërthimit, kërkesat për hyrje, hetimi në vendngjarje, hetimi dhe ndjekja penale e krimit kibernetik, policimi i drejtuar nga informacioni i përpunuar dhe të drejtat e njeriut për personat e arrestuar, ndaluar dhe shoqëruar në njësitë policore.
Gjatë këtij semestri u zhvilluan disa trajnime nga PAMECA IV përfshirë konferenca, vizita studimore, seminare dhe workshop-e duke rezultuar gjithsej në 97 ditë trajnimi, me pjesëmarrjen e 458 punonjësve të policisë të gradave dhe funksioneve të ndryshme nga Departamenti për Sigurinë Publike, Departamenti për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, dhe Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, oficerë të policisë gjyqësore dhe prokurorë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurori të Rretheve Gjyqësore, gjykatës nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata për Krimet të Rënda , pjesëmarrës nga Shkolla e Magjistraturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Mjedisit dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, prej të cilëve u trajnuan 115 (25.11%) femra në kuadër të barazisë gjinore dhe diversitetit.

Semestri i Parë: Shtator 2013 – Shkurt 2014

Gjatë semestrit të parë të projektit, përkatësisht shtator 2013 – shkurt 2014, PAMECA IV zhvilloi disa trajnime në bashkëpunim të ngushtë me palët përfituese kryesore të projektit.
Trajnimet u zhvilluan nga Ekspertët afatgjatë dhe Ekspertët afatshkurtër në fushat si mbështetje për Sindikatën e Policisë për të siguruar kushte më të favorshme kontraktuale për oficerët e policisë, njohuri teorike dhe praktike për aktivitetet në Pikat e Kalimit Kufitar, standardet më të mira të BE-së për kontrollin kufitar, analiza e riskut, kontrolli kufitar në përputhje me standardet Schengen, bashkëpunimi i EUROPOL me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe hetimi bazë. Në këto trajnime pati një pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Sindikata e Policisë, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, strukturat e Policisë së Shtetit përkatësisht Departamenti për Sigurinë Publike, Departamenti për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse, dhe Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.
Gjatë këtij semesetri u zhvilluam pesë trajnime nga PAMECA IV duke rezultuar gjithsej në 16 ditë trajnimi me pjesëmarrjen e 107 punonjësve të policisë të gradave dhe funksioneve të ndryshme, prej të cilëve u trajnuan 21 (19, 6%) femra në kuadër të barazisë gjinore dhe diversitetit.