Dhurimi i jelekëve fosforeshentë policorë dhe i bilbilave për Patrullën e Përgjithshme dhe Policinë e Qarkullimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë

D3-1

Dhurimi i jelekëve fosforeshentë policorë dhe i bilbilave për Patrullën e Përgjithshme dhe Policinë e Qarkullimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë

Më 18.12.2013 në Tiranë u hartua dhe u firmos mes palëve të interesuara marrëveshja lidhur me dhurimin e jelekëve fosforeshentë policorë dhe bilbilave për PSH në kuadër të asistencës teknike të BE dhe bashkëpunimit që ofrohet nga PAMECA IV për Policinë e Shtetit Shqiptar.

PAMECA IV, u përfaqësua nga Giorgio Butini, Drejtuesi i Ekipit të PAMECA IV, dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë u përfaqësua nga Drejtori i saj Director Ardian Çipa.

Asistenca teknike e PAMECA IV ofrohet nëpërmjet zbatimit të Komponentit 4 të planit të punës, pikërisht “Patrulla e Përgjithshme dhe Policimin i Qarkullimit” me objektiv specifik përmirësimin e kapaciteteve organizative, administrative, teknike dhe të manazhimit të burimeve të PSH. Rezultati i pritshëm i këtij Komponenti është përmirësimi i shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë së Qarkullimit të PSH.

Shkurt 12, 2014 / @sq