Pjesëmarrje në Aktivitetin “EU Village” – Qendra e improvizuar e BE – në Ditën e Europës

EU_V_2

Pjesëmarrje në Aktivitetin “EU Village” – Qendra e improvizuar e BE – në Ditën e Europës

Projekti PAMECA V u bë pjesë e Aktivitetit ‘EU Village’ në Sheshin Skënderbej, i cili u zhvillua nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, si pjesë e javës së veprimtarive festive me rastin e Ditës së Europës, që nderon paqen dhe unitetin e njerëzve në Europë çdo vit më 9 Maj. Këndi PAMECA V – 112 u organizua me qëllim sensibilizimin e publikut të gjerë dhe në veçanti të rinjve dhe fëmijëve, mbi përdorimin e numrit të unifikuar 1-1-2 në raste emergjence. Pjesëmarrësve iu shpërndanë materiale promovimi, si dhe u ekspozua qendra e lëvizshme e emergjencave 1-1-2, dhe vizitorët u ftuan të shihnin pajisjet e brendshme në veprime të simuluara.

 

/ @sq