EAGj i PAMECA IV per Policinë merr pjesë në instruktazhin e 30 punonjësve të policisë rrugore

IMG-20161102-WA0006

EAGj i PAMECA IV per Policinë merr pjesë në instruktazhin e 30 punonjësve të policisë rrugore

Si pjesë e veprimtarive për mbështetje këshillimore të Komponentit 4, EAGj I PAMECA IV mori pjesë në instruktazhin e punonjësve të policisë rrugore përgjegjës për zonën urbane të Tiranës dhe autostradën. Kontributi i EAGj u përqendrua në teknikat praktike operacionale të patrullimit rrugor, përdorimin e duarve dhe të tabelave për drejtimin e trafikut. Instruktazhi u pasua nga një seancë me pyetje dhe përgjigje e cila tregoi interesin dhe përfshirjen e oficerëve të policisë rrugore për të rritur njohuritë e tyre mbi praktikat e punës në vende të tjera.

EAGj i PAMECA IV planifikon që t’i ndjekë periodikisht të tilla instruktazhe.

me shume foto …

 

 

Nëntor 3, 2016 / @sq