Seminar mbi “Efektet e pavlefshmërisë”

inv_eff

Seminar mbi “Efektet e pavlefshmërisë”

Në kuadër të Planit të Punës së PAMECA IV dhe veçanërisht Veprimtarisë 2.7 e cila parashikon shtjellimin e mëtejshëm të analizës së kriminalitetit, në fushën e korrupsionit, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe koordinimin e brendshëm ndërmjet institucioneve, PAMECA IV organizoi Seminarin “Mbi efektet e pavlefshmërisë”, trajtuar sipas këndvështrimit të legjislacionit Shqiptar.

Seminari u zhvillua me datë 22 Shkurt 2017, në ambjentet e Akademisë së Sigurisë, me pjesëmarrjen e 25 Oficerë Policie pranë Drejtorive Vendore të ndryshme, pranë Sektorit të Hetimit. Një prezantim të detajuar të legjislacionit Italian lidhur me llojet e pavlefshmërive, papërdorshmërinë, parregullsitë e provave dhe efektet e tyre u mbajt nga një prokuror Italian, z. Francesco Ciardi, shoqërua me raste dhe shembuj konkretë që iu prezantuan pjesëmarrësve gjatë këtij seminari.

Z. Henrik Ligori, Prokuror pranë Prokurorsë së Krimeve të Rënda prezantoi legjislacionin Shqiptar lidhur me llojet e pavlefshmërisë, papërdorshmërisë dhe efektet e tyre. Gjatë prezantimit të tij, u u analizuan dy Vendime të Gjykatës së Lartë mbi pavlefshmërinë e provave. Këto dy raste u trajtuan gjerësisht nga pjesëmarrësit dhe prokurori Italian, duke u fokusuar në qasjen e ndjekur në zbatim të legjislacionit vendas, por duke e krahasuar dhe me qasjen e praktikave dhe sistemeve të tjera ndërkombëtare.

 

 

Shkurt 23, 2017 / @sq