Forumi i Romës – takimi Drejtorëve të Policive të Ballkanit Perëndimor

IMG-20171219-WA0002

Forumi i Romës – takimi Drejtorëve të Policive të Ballkanit Perëndimor

Forumi i drejtuesve të lartë të Policive të Ballkanit Perëndimor është një aktivitet që zhvillohet çdo vit që në vitin 2013. Këtë vit, ky aktivitet u organizua nga Ministria e Brendshme e Italisë në ambjentet e Shkollës së Lartë të Policisë më datë 13 Dhjetor 2017.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit të Autoriteteve Policore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim trajtimin më të mirë të trendeve më të fundit të kriminalitetit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua formave më të përhapura të krimit, të tilla si terrorizmi, trafikimi i qënieve njerëzore, migracioni dhe krimi i organizuar. Gjatë takimit u theksua që krahas bashkëpunimit operacional, duhet të zhvillohen dhe përdoren edhe masat e përbashkëta parandaluese në kuadër të luftës kundër fenomeneve të kriminalitetit.

Z. Carlo D’Achille mori pjesë në këtë Forum në cilësinë e tij si Drejtues i Projektit PAMECA V.

Në këtë takim morën pjesë në mënyrë aktive përfaqësues dhe delegacione të vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, të cilët preznatuan eksperiencën e vendeve të tyre dhe qasjen lidhur me parandalimin dhe luftën kundër kriminalitetit.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, si EUROPOL, INTERPOL, FRONTEX, dhe SELEC të cilët prezantuan kontributin e tyre dhe bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrëse në këtë Forum.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Drejtuesi i Policisë Italiane, Z. Franco Gabrielli, i cili inkurajoi vendet pjesëmarrëse dhe organizatat ndërkombëtare të forcojnë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet tyre në luftën kundër kriminalitetit.

me shume foto …

/ @sq