Misioni i Ekspertit mbi Skuadrën e Kërkimit Akiv të Personave në Arrati

2

Misioni i Ekspertit mbi Skuadrën e Kërkimit Akiv të Personave në Arrati

Në kuadër të Komponentit 1 “Lufta kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar, Krimit Financiar dhe Korrupsionit”, Aktiviteti 1.2 Mbështetja e agjencive të zbatimit të ligjit në ngritjen e kapaciteteve hetimore, Nën-aktiviteti 1.2.11 “Krijimi i një ekipi kërkimi aktiv (FAST)”, PAMECA V rekrutoi si Ekspert afatshkurtër, një kapiten francez i Brigadës Kombëtare Franceze për Kërkimin e të Arratisurve (udhëheqësi i ekipit të FAST francez), për katër ditë pune, nga data 26 deri më 29 mars 2018. Qëllimi i detyrës ishte për të mbështetur Policinë Shqiptare për të zhvilluar më tej performancën dhe kapacitetin e saj për të kërkuar dhe arrestuar kriminelët që i nënshtrohen urdhrit të arrestimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare ose nga autoritetet e huaja të drejtësisë. Do të identifikohen aspektet kritike në lidhje me situatën aktuale dhe do të bëhen propozime për një menaxhim efikas të urdhër arrestit, sipas parametrave dhe legjislacionit shqiptar.

Gjetjet do të ndihmojnë ekspertin në hartimin e një raporti paraprak vlerësimi dhe rekomandimesh në përputhje me Kapitullin III të Dokumentit Prioritar dhe Planit të Veprimit të lëshuar nga Ministri i Brendshëm, i cili parasheh krijimin e një Ekipi për Kërkimin Aktiv të Fugituar Shqiptar.

 

me shume foto …

 

 

/ @sq