Hetimet ndaj Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe Anti-Korrupsionit

S

ynimi kryesor i veprimtarive të parashikuara në këtë komponent është forcimi i kapaciteteve hetuese dhe bashkëpunimi ndërmjet PSH dhe PP, përfshirë dhe agjenci të tjera në luftën kundër krimit të rëndë e të organizuar si edhe korrupsionit. Veprimtaritë kryesore në këtë komponent përfshijnë mbështetje për të rritur kapacitetet hetuese dhe të ndjekjes penale të PSH dhe PP në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, trafikimit të paligjshëm, pastrimit të parave dhe konfiskimit të pasurive që rrjedhin nga krimi, duke përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet agjencive përkatëse, duke përmirësuar kuadrin ligjor etj.