6 PUNONJËS POLICIE TRAJNOHEN PËR HYRJEN E FSHEHTË NË MAKINA

foto 3

6 PUNONJËS POLICIE TRAJNOHEN PËR HYRJEN E FSHEHTË NË MAKINA

Pas trajnimit për Depërtim në Mjedise për njësinë e depërtimit të FPO dhe në mënyrë që të vijohet me mbështetjen për këtë sektor, PAMECA IV ka organizuar një trajnim praktik për Depërtimin në Makina nga data 25-29 janar 2016.

Ky kurs i Zhvilluar nga  ekspert Italian me një përvojë të gjatë dhe njohuri mbi pajisjet dhe teknikat për operacionet e fshehta të depërtimit, u ndoq nga gjashtë punonjës policie të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.

Pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë që të përmirësojnë njohuritë teorike mbi identifikimin e sistemeve të ndryshme të bravave të automjeteve, por patën gjithashtu edhe mundësinë për të praktikuar teknika të ndryshme për hapjen e bravave të ndryshme të modeleve të reja të makinave.

 

 

 

 

 

 

Shkurt 2, 2016 / @sq