Jetëshkrimi i Drejtuesit të Ekipit

Giorgio Butini
Drejtuesi i Ekipit

Këshilltar Policor në Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE / Delegacionit të Komisonit Evropian në Shkup, bashkëautor i një Manuali për Misionet Ndërkombëtare Policore, trajnues në Akademinë Policore Evopiane (CEPOL) për 7 vjetë.
Kolonel në Policinë Italiane me 24 vjet shërbim aktiv
I diplomuar në drejtësi në Universitetin e Padovës, dy diploma master, një ndër të cilat në Politikën, Ekonominë dhe të Drejtën e Bashkimit Evropian. Karriera e tij ndërkombëtare nis që në vitin 2001 kur iu bashkua Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë ku shërbeu mbi një vit si Zv/Komandant Rajonal në krahinën e Pejës.
Në vitin 2003 punoi si ekspert policor në Bruksel gjatë Presidencës Italiane të Bashkimit Evropian. Në tetor 2003 u be pjesë e Ekipit Planifikues në Bruksel dhe Shkup për nisjen e Proxima-s, program në të cilin shërbeu për dy vjetë, fillimisht si Koodinator Qendror dhe më pas si Zv/Drejtor i Departamentit të Programeve.
Ka qenë Këshilltar Policor në Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE / Delegacionit të Komisonit Evropian në Shkup, bashkëautor i një Manuali për Misionet Ndërkombëtare Policore, trajnues në Akademinë Policore Evopiane (CEPOL) për 7 vjetë.
Nga dhjetori i vitit 2009 deri në shkurt 2012, punoi në Shërbimin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë si përgjegjës për bashkëpunimin policor në BE me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor, ndër të tjera në pozicionin e Kryesuesit të Delegacionit Italian në Grupine e Punës për Zbatimin e Ligjit të Sekretariatit të Këshillit të BE-së.
Në vitin 2011 nisi punën në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në Romë, nga ku u dërgua si atashe policor në Ambasadën Italiane në Prishtinë. Gjatë karrierës së tij kombëtare ka punuar në fushat e mëposhtëme: patrulla e përgjithshme dhe sallat operative, kontrolli i turmave, menaxhimi i burimeve njerëzore, ku ndër të tjera është marrë me planifikimin e trajnimeve, kontrollin e brendshëm, administrimin.