Jetëshkrimi i Ekspertëve Afatgjatë

Gilles-Ermano Locchi
Eksperti Afat-Gjatë për Krimin e Organizuar
.

GILLES-ERMANO LOCCHI është Major francez diplomuar në Akademinë Kombëtare të Oficerëve të Policisë në Kanë-Eklyzë në vitin 1982 si leitnant. Eksperti Afat-Gjatë zotëron eksperiencë 30 vjeçare në fushën e sigurisë së brendshme me fokus hetimet penale, bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore dhe trajnimet policore. Që nga viti 1982 ai ka operuar në departamentet e hetimeve penale në nivel qendror dhe lokal të Policisë franceze dhe në departamentet e dedikuara trajnimeve të policisë dhe bashkëpunimit gjyqësor, konkretisht në Departamentin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar të Ministrisë së Brendshme franceze.
Ai ka shërbyer 11 vjet në misione ndërkombëtare në Liban, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Nigeri ku ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen, bashkërendimin dhe menaxhimin e asistencës teknike ndaj forcave të policisë të këtyre shteteve në fushën e hetimeve penale. Gjithashtu, ka qenë përgjegjës në konceptimin, menaxhimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit të ofruara forcave të policisë të shteteve përfituese mbi luftën kundër krimit të organizuar, hetimeve penale dhe bashkëpunimit gjyqësor, luftës kundër terrorizmit, lëndëve narkotike, automjeteve të vjedhura, falsifikimit të monedhës dhe trafikimit të armëve.
Ai ka mbuluar pozicionin e Shefit të Bashkëpunimit Teknik në fushën e trajnimeve në Francë në periudhën nga 2011 deri më tani. Ka qenë gjithashtu Zëvendës Shef i Departamenteve të Projekteve Evropiane në Francë nga 2006 në 2009, Zëvendës Atashe i Policisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga 2002 në 2006, si dhe Shef i bashkëpunimit teknik në zyrën e çështjeve gjyqësore në Francë nga 2000 në 2002. Ai ka dedikuar 18 vjet të karrierës së tij shërbimit të policisë gjyqësore ku ka shërbyer drejtpërdrejtë për Departamentet e Hetimeve Penale në vitet 1982 – 2000.
Që nga viti 2013, Z. Locchi është pjesë e projektit PAMECA për Konsolidimin e Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri, në cilësinë e Ekspertit Afat-Gjatë për Krimin e Organizuar.

Teute Krasniqi
Ekspert Afat-Gjatë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Teute është një eksperte ligjore e Departamentit të Kontrollit të Kufirit dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme Federale të Republikës së Austrisë.
Pas përfundimit të studimeve për drejtësi në Universitetin e Vjenës, ajo ka punuar si konsulente për të drejtat e njeriut për Institutin Ludwig Boltzmann (fokusi i punës kërkimore: Ballkani Perëndimor) dhe stazhin e ka kryer në Gjykatën e Lartë të Vjenës.
Një vit më pas, ajo j’u bashkua Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë, ku ka shërbyer në nivele të ndryshme të autoritetit në disa departamente, duke përfshirë Zyrën Federale Austriake të Azilit dhe Byronë Federale Austriake kundër Korrupsionit, në të cilën ajo ka qenë Drejtuese e Njësisë mbi “Çështjet Bi-dhe Multilaterale, Ndihmën e Ndërsjelltë dhe Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar”.
Gjatë angazhimit të saj në Ministrinë e Brendshme Federale të Austrisë, ajo ka punuar si eksperte afatshkurtër, folëse/lektore me fokusin kryesor mbi vendet e Ballkanit Perëndimor ( duke përfshirë Shqipërinë) në një sërë rastesh si: Projekti i BE-së “Mbështetje për Zbatimin e Ligjit në Bosnje-Hercegovinë”; Projekti kundër Korrupsionit në Kosovë; SIENA “Aplikimi i Rrjetit të Sigurtë të Shkëmbimit të Informacionit”), projekt i realizuar nga Austria, Polonia dhe Europol; Strategjia e Rajonit të Danubit”, eksperte e Ministrisë së Brendshme Federale të Austrisë , midis të tjerash, për “Platformën Globale të Pikave të Fokusit “ të Interpolit (iniciativa STAR), për Grupin e Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) të Këshillit të Europës dhe një Projekt Binjakëzimi të ILECU-t për (Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, dhe Malin e Zi). Përveç kësaj, ajo ka punuar si drejtuese projekti në Projektin Ndërkombëtar të EACT-it (Trajnimi Europian kundër Korrupsionit) dhe në projektin e IACSS-së (Shkolla Verore Ndërkombëtare kundër Korrupsionit), që të dyja të iniciuara dhe zbatuara nga Ministria e Brendshme Federale e Austrisë.
Para se t’i bashkohej ekipit të projektit PAMECA, ajo ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ligjor në Departamentin e Kontrollit Kufitar dhe Migracionit në Ministrinë e Brendshme Federale të Austrisë (Njësia “Masat Shtrënguese të Policisë së Emigracionit” me theks kryesor mbi çështjet ligjore të kontrollit kufitar, si dhe për çështjet e ripranimit dhe kthimit. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka marrë pjesë në projektin PAMECA si eksperte ndërkombëtare duke punuar për Projektligjin e ri për Kontrollin Kufitar.
Me origjinë nga Kosova, Teute ka aftësi të shkëlqyera komunikuese gjuhësore dhe ndërkulturore, të nevojshme për punën e saj me projektin PAMECA.
Që nga viti 2016, Teute është pjesë e projektit PAMECA për Konsolidimin e Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri, në cilësinë e Ekspertit Afat-Gjatë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Gregor Jänin
Ekspert Afat-Gjatë për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit

Dipl.-Ing.(FH) Gregor Jänin, MSc, ENP është Inxhinier i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, i cili ka punuar së fundmi si ekspert i pavarur. Para se të fillonte punë si konsulent, Gregor Jänin ka punuar për 12 vite si drejtues në shërbime të sigurisë publike, përgjegjës për operacione dërgimi në shkallë kombëtare. Gregor është specializuar në fushën e zbatimit dhe udhëzimit të projekteve për Sisteme të Avancuara (Next Generation) në shkallë të gjerë: 9-1-1 / 112.
Ndër projektet e fundit ku ai ka punuar përfshijnë implementimin e sistemit të Linjës 1-1-2 për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Qendrën e Menaxhimit të Krizave në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën e Armenisë, Shërbimet e Emergjencës të Shtetit të Austrisë së Ulët, Forcat e Policisë së Emiratit të Dubait dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, SouthCom 9-1-1 Dispatch Illinois (SHBA) dhe Departamentin e Mbrojtjes nga Zjarri të Policisë Vietnameze.
Si Profesionist i Çertifikuar i Linjave të Emergjencës (NENA), Dispeçer i Çertifikuar i Emergjencave dhe ED-Q (Dërgime Prioritare), Revizor i Jashtëm i Miratuar i Cilësisë dhe Riskut për Qendrat që marrin Alarmet dhe Menaxher Projekti i Çertifikuar(IPMA-C), ai shërbeu për shumë vite si kryetar i komisionit të operacioneve EENA 112, si anëtar i Grupit të Punës NG 1-1-2, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Menaxherëve të Emergjencave dhe aktiv në Seminarin për Koordinimin e Shërbimeve të Emergjencave.
Ka botuar tezën e masterit për zbatimin e Legacy Network Gateway në rrjetin IP për Shërbimet e Emergjencave (Emergency Services IP Network), e cila parashtron perspektivën mbi qasjen e Pikave të reja të pajisura me IP që i Përgjigjen Sigurisë Publike (IP capable Public Safety Answering Points), si dhe ka udhëhequr një studim për Kalimin e Strukturave Shtetërore të Koordinimit të Sigurisë Publike drejt një Arkitekture që Orientohet drejt Shërbimit, me focus të theksuar të saktësimi i procesit dhe optimizimi në linjën 112.
Që nga viti 2016, Z. Jänin është pjesë e projektit PAMECA për Konsolidimin e Kapaciteteve Ligjzbatuese në Shqipëri, në cilësinë e Ekspertit Afat-Gjatë për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

Carmine Pirozzoli
Ekspert Afatgjatë për Krimin e Organizuar

Carmine Pirozzoli është Prokuror italian i diplomuar për Drejtësi në Universitetin Tor Vergata, Romë. Karrierën si prokuror ai e ka filluar që në vitin 2001 duke u specializuar në hetimin dhe procedimin e falimentimit, pastrimit të parave dhe krimit financiar. Ai ka qenë drejtpërdrejt përgjegjës për sekuestrimin e shumave të mëdha të parave që rridhnin prej krimit si edhe për krijimin e një grupi oficerësh dhe agjentësh të Guardia di Finanza posaçërisht për hetimet në fushën e falimentit dhe të krimit financiar. Z. Pirozzoli ka drejtuar hetime dhe ka proceduar çështje kundër organizatave kriminale lidhur me trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore.
Nga tetori 2013 deri në korrik 2017 ai ka ushtruar funksionet në Sektorin për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare në Drejtorinë e Drejtësisë Penale në Ministrinë e Drejtësisë të Italisë, duke ofruar mbështetje gjatë fazës së zbatimit të instrumenteve rregullatore të BE-së për çështjet penale. Duke filluar nga prilli 2015, ai u emërua Drejtues i sektorit të sipërpërmendur.
Ai ka luajtur një rol aktiv gjatë Presidencës Italiane të Këshillit Evropian, si Drejtues i Grupit të Punës së Këshillit për negocimin e propozimit mbi një direktivë për harmonizimin e rregullave për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të Bashkimit Evropian (PIF). Në Grupin e Punës, ai ka negociuar në emër të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë lidhur me propozimin për ngritjen e Zyrës Evropiane të Prokurorisë (EPPO).
Në 2015, ai ofroi kontributin e tij si anëtar i delegacionit të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, për vlerësimin e nivelit të përputhshmërisë dhe efektshmërisë së sistemit italian AML/CFT me rekomandimet e FAFT (Task Forca për Veprim Financiar).
Në 2016, ai u ngarkua nga Ministria e Drejtësisë së Italisë për të negociuar propozimin për një Direktivë për të luftuar pastrimin e parave nëpërmjet të legjislacionit penal dhe propozimin për rregullimin e njohjes së ndërsjellë të urdhërave të konfiskimit.
Që prej shkurtit 2017, ai u ngarkua nga Drejtuesi i Zyrës Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë së Italisë, për të adresuar çështjet ligjore lidhur me sinjalizimin.
Z. Pirozzoli ka përfaqësuar Italinë në seancat plenare të Rrjetit Evropian për të Drejtat e Viktimave. Akoma më tej, ai ka ndjekur shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos për marrjen e provave në fushën e kibernetikës, transferimin e të burgosurve, intensifikimin e luftës kundër krimit financiar.