Jetëshkrimi i Ekspertëve Afatgjatë

Francesco Ciardi
Ekspert Afatgjatë për Krimin e Organizuar dhe Prokurorinë

Prokuror Italian më eksperiencë aktive 15 vjecare në shërbim.
Diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Romës “La Sapienza”. Karriera e tij daton në 1994 si mbikëqyrës/inspektor i Bankës së Italisë.
Prokurorinë zyrën e Prokurorisë në Trapani, Sicili, ku ka punuar nga viti 1998 deri në vitin 2004 (duke u marrë kryesisht me veprat penale të korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe fusha të ngjashme (përfshirë masat parandaluese për konfiskimin e pasurive të paligjshme të) si pasojë infiltrimit masiv të Mafias brenda institucioneve vendore.
Prokuror në Zyrën e Prokurorisë së Romës. Që prej Shtatorit 2004, është caktuar në grupin e specializuar të quajtur “Krimet kundër ekonomisë”, duke u marrë kryesisht me hetimet përkatëse të veprave penale të Falimentit dhe të Pastrimit të Parave, duke përfshirë edhe hetimet financiare të natyrës ndërkombëtare.
Ai ka zhvilluar disa veprimtari në sferën e projekteve Evropiane të ndërtimit institucional shumë prej të cilave në Shqipëri, ku është caktuar si Ekspert Afatshkurtër në Projektin PAMECA II, në Projektit e Binjakëzimit “Mbështetje për Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, për të ndërmarrë inspektime dhe vlerësimin e prokurorëve” dhe Projektin EURALIUS III.

Z. Ciardi ka perfunduar punen me PAMECA IV me date 31.12.2016

Gilles-Ermano Locchi
Ekspert Afatgjatë për Krimin e Organizuar
.
GILLES-ERMANO LOCCHI është një Major francez i cili përfundoi në vitin 1982, Shkollën Kombëtare të Oficerëve të Policisë në Cannes-Ecluse, me gradën toger. Ai ka 30 vjet përvojë pune në fushën e sigurisë së brendshme, sidomos në çështje që lidhen me hetimet penale, bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore dhe trajnimet për policinë. Që prej vitit 1982, ai ka shërbyer në departamente të hetimit tw krimit të Policisë Franceze si në nivel lokal ashtu edhe qendror. Ai ka punuar gjithshtu edhe në drejtori specifike për trajnimin e policisë dhe të bashkëpunimit gjyqësor, në varësi të Departamentit për Bashkëpunimin Policor të Ministrisë së Brendshme Franceze. Ai ka shërbyr për 11 vjet në misione ndërkombëtare në Liban, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Niger, ku ka qenë përgjegjës për Mbikëqyrjen, bashkërendimin dhe menaxhimin e asistencës teknike që u ofrohej forcave të policisë së këtyre vendeve në fushën e hetimeve penale. Akoma më tej, ai ka qenë përgjgjës për hartimin, drejtimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit për forcat e policisë të vendeve përfituese, programe të cilat përqendroheshin kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, hetimeve penale dhe bashkëpunimit gjyqësor, luftës kundër terrorizmit, narkotikëve, makinave të vjedhura, falsifikimit të dokumenteve dhe trafikut të armëve.
Ai ka mbajtur pozicionin Drejtor i Bashkëpunimit Teknik në fushën e trajnimeve (Francë, 2011 -2013). Ka qenë Zëvendës Drejtor i departamentit të Projekteve Europiane ( Francë, 2006-2009); Zëvendës Atashe i Policisë (EBA, 2002-2006) dhe Shef i Zyrës për bashkëpunimin teknik për çështjet gjyqësore (Francë, 2000-2002). 18 vite të karrierës së tij i janë kushtuar shërbimeve të policisë gjyqësore, duke shërbyer për Departamente të Hetimit të Krimit nga 1982-2000.

Angelo Tancredi
Ekspert Afatgjatë për Patrullën e Përgjithshme dhe Policimin e Qarkullimit Rrugor.

Kolonel Lejtnant në Policinë e Shtetit Italian me 22 vjet eksperiencë në shërbimin aktiv.
Ka studiuar për Juridik në Universitetin e Maceratës. Karriera e tij fillon që në 1992 si Supervisor i Sigurisë në seksionin e Policisë Kufitare në Venecia. Më pas punoi si drejtor ekzekutiv në aeroportin e Venecias ku arrin të marrë një certifikatë si Person i Ngarkuar për Sigurinë në Punë. Nga 1994 ai ka punuar si Drejtor Ekzekutiv i seksioneve të Policisë së Qarkullimit në qytete të ndryshme italiane, duke kryer specializime për Transportin e Mallrave të Rrezikshme dhe Menaxhimin e Emergjencave, për Edukimin për Sigurinë Rrugore për Zyrtarët e Policisë së Shtetit Italian. Në 2005 ai ndoqi në Clermont-Ferrand (Francë) Kursin Specializues për Oficerët e Policisë.
Në 2013 ka punuar si koordinator për Institutin e Policisë në Çezena lidhur me studime mbi patrullën e përgjithshme dhe policimin e qarkullimit, menaxhimin e emergjencave dhe kuadrin e aktiviteteve policore.

Z. Tancredi ka perfunduar punen me PAMECA IV me date 27.01.2017

Berndt Koerner
Ekspert afatgjate per Manaxhimin e Integruar te Kufirit.

Z. Koerner ka perfunduar punen me PAMECA IV me date 31.12.2015

Teute Krasniqi
Ekspert afatgjate per Manaxhimin e Integruar te Kufirit.

Teutë është një eksperte ligjore e Departamentit të Kontrollit Kufitar dhe Migracionin në Ministrinë e Brendshme Federale në Republikën e Austrisë.
Pasi përfundoi studimet për juridik në Universitetin e Vjenës në 2008 filloi të punonte si konsulente për Institucionin Ludwig Boltzmann për të Drejtat e Njeriut (fokusi i hulumtimeve:Ballkani Perëndimor) dhe filloi edhe stazhin tek Gjykata e Lartë në Vjenë.
Vitin pasardhës filloi punë tek Ministria e Brendshme Federale e Austrisë ku shërbeu në disa nivele të ndryshme të departamenteve, përfshirë drejtorinë federale austriake të azilit dhe drejtorinë federale austrike kundër korrupsionit, ku tek kjo e fundit ishte edhe shefe e Njësisë së Punëve njëpalëshe dhe shumë-palëshe, ndihmës së ndërsjellë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor”.
Gjatë kohës që punoi tek Ministria e Brendshme Federale ajo kreu edhe disa misione afatshkurtra si eksperte, folëse/lektore me fokus kryesor Ballkanin Perëndimor (përfshirë Shqipërinë) për disa raste si: Projekti i BE-së “Mbështetje Institucioneve Ligjzbatuese në Bosnje Herzegovinë”; projekti kundër korrupsionit në Kosovë; SIENA (“Aplikacioni për Shkëmbimin e Fundit të Informacionit) projekti i zbatuar nga Austria, Polonia dhe Europol; Strategjia Rajonale e Danubit; eksperte e ministrisë për, inter alia, “Platforma Botërore për Pikat e Kontaktit” e Interpolit (nisma STAR), Grup Shtetet kundër korrupsionit (GRECO) i Këshillit të Evropës dhe projekti binjakëzimit ILECU (Bosnjë-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi). Ajo ka punuar edhe si menaxhere projekti për projektin ndërkombëtar EACT (Trajnimi evropian kundër korrupsionit) dhe projekti IACSS (Shkolla Verore ndërkombëtare kundër korrupsionit) të dyja nisma dhe të zbatuara nga Ministria e Brendshme Federale Austriake.
Para se t’i bashkohej ekipit të PAMECA ajo mbante postin e këshilltares juridike tek Departamenti i ministrisë për Kontrollin Kufitar dhe Migracionin (Njësia “Masat Shtrënguese të Policisë së Migracionit”) me theks të veçantë tek çështjet juridike të kontrollit kufitar dhe kthimet dhe ripranimet. Gjatë kësaj kohe ajo mori pjesë edhe tek projekti PAMECA si eksperte për të punuar mbi projekt ligjin për kontrollin kufitar.
Më origjinë nga Kosova, Teutë ka cilësi të shkëlqyera linguistike dhe komunikimi ndër-kulturor që janë të dobishme për punën e saj tek projekti PAMECA.

Gregor Janin
Ekspert afatgjate per Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit.

Dipl.-Ing.(FH) Gregor Jänin, MSc, ENP është inxhinjer i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, i cili së fundmi ka punuar si ekspert i pavarur. Para se të punonte në fushën e konsultimeve, Gregor Jänin ka punuar për dymbëdhjetë vjet si menaxher në fushën e shërbimeve të sigurisë publike, përgjegjës për shtrirjen e operacioneve në mbarë vendin. Gregori është specializuar në zbatimin dhe udhëzimin e projekteve të përmasave të mëdha të Brezit të Ardhshëm të Sistemeve 9-1-1 / 1-1-2.
Ndër projektet e fundit ku ka punuar, përfshihet zbatimi i 1-1-2 për Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, Qendra për Menaxhimin e Krizave në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Armenisë, Shërbimet e Emergjencës për Austrinë e Ulët, Forcat Policore të Emirateve të Dubait dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite, SouthCom 9-1-1 Dispatch Illinois (Sh.B.A) dhe Departamentin e Zjarrëfikëses së Policisë Vietnameze.
Si Profesionist i Certifikuar i Linjave të Emergjencës (NENA), Dispeçer i Certifikuar i Emergjencave dhe ED-Q (Dispeçer i Përparësive), Auditor i akredituar i jashtëm i Cilësisë dhe Riskut për Qendrat që marrin Alarmet dhe Menaxher Projekti i certifikuar (IPMA-C), shërbeu për shumë vite si kryetar i komisionit të operacioneve EENA 112, si anëtar i Grupit të Punës NG 1-1-2, anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Menaxherëve të Emergjencave dhe aktiv tek Workshop-i për Koordinimin e Shërbimeve të Emergjencave. Ka botuar tezën e masterit për zbatimin e Legacy Netëork Gateëay tek Rrjeti IP për Shërbimet e (Emergency Services IP Netëork) dhe parashtron perspektivën mbi qasjen e Pikave të reja IP që i Përgjigjen Sigurisë (IP capable Public Safety Ansëering Points) si dhe ka udhëhequr një studim për Kalimin e Strukturave të Koordinimit të Sigurisë Publike drejt një Arkitekture që Orientohet drejt Shërbimit, me fokus tek përkufizimi i procësit dhe optimizimi i 112.