Trajnimi për teknikat proaktive hetimore ndiqet nga 70 studentë të Akademisë së Sigurisë

joc438

Trajnimi për teknikat proaktive hetimore ndiqet nga 70 studentë të Akademisë së Sigurisë

Në 6 qershor, 2018 PAMECA V organizoi nje trajnim ku morën pjesë tetëdhjetë studentë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i mëtejshëm i kapaciteteve të Policisë së Shtetit sa i përket teknikave pro-aktive hetimore, siç përcaktohet në nën-aktivitetin 1.4.2 “Asistencë ndaj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me praktikat më të mira në kryerjen e hetimeve pro-aktive”. Ky aktivitet prej tre orësh u drejtua nga Z. Mirarchi, ekspert për krimin e organizuar, dhe gjatë tij u trajtuan temat: struktura të posaçme ligjzbatuese për të luftuar dhe parandaluar krimin e organizuar, metodat e organizimit të grupit dhe procesit hetimor, gjithashtu dhe disa raste konkrete të ndjekura dhe teknikat hetimore të përdorura për zgjidhjen e tyre.  Ky ishte i njëjti program trajnimi që u prezantua për gjysmën e parë të studentëve të këtij Fakulteti në datë 16 maj.

me shume foto …

 

 

/ @sq