PAMECA V mbështeti Konferencën e Tretë Ndërkombëtare Shkencore mbi “Krimin Kompjuterik, Krimin Kibernetik dhe Sigurinë Kombëtare”

Conf-1

PAMECA V mbështeti Konferencën e Tretë Ndërkombëtare Shkencore mbi “Krimin Kompjuterik, Krimin Kibernetik dhe Sigurinë Kombëtare”

Më 21 nëntor 2018, PAMECA V mbështeti Akademinë e Sigurisë në organizimin e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare Shkencore mbi “Krimin Kompjuterik, Krimin Kibernetik dhe Sigurinë Kombëtare“. Seminari u mbajt në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe gjithashtu u mbështet nga OSBE, NATO dhe Projekti IPA 2017.

Ministri i Brendshëm, Z. Sandër Lleshaj mbajti fjalën përshëndetëse duke bërë thirrje për hartimin e një strategjie kombëtare për Sigurinë Kibernetike si mjet kryesor për të përcaktuar objektivat, metodologjinë dhe burimet e nevojshme për të trajtuar këtë kërcënim të madh për Shqipërinë.

Drejtuesi i Projektit PAMECA V, Z. Carlo D’Achille theksoi rëndësinë e trajnimeve në këtë fushë për të ndjekur edhe zhvillimin teknologjik dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar kundër këtij krimi trans-nacional sipas natyrës së tij

Konferenca, u ndoq nga pjesëmarrja e rreth 80 kontribuesve që patën për qëllim trajtimin e çështjeve kryesore ku agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare përballen në punën e tyre të përditshme, duke pasur parasysh rëndësinë aktuale dhe përhapjen e fenomenit të “Krimeve Kompjuterike” në një shkallë globale.

Arritje tjetër shumë e rëndësishme e marrë nëpërmjet kësaj konference ishte përmbledhja në dy materialeve e të gjithë dokumenteve të prezantuara në konferencë, që do të shërbejnë si material trajnimi në Akademinë e Sigurisë dhe në dispozicion të çdo institucioni tjetër kombëtar.

PAMECA V, që nga fillimi i mandatit të saj, i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj teme duke organizuar disa seminareve trajnuese për Krimin Kibernetik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar  në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Përgjithshme. PAMECA V do të mbështesë Agjencitë e Zbatimit të Ligjit për të përmbushur nevojat dhe prioritetet që kanë për qëllim për të përmirësuar kapacitetet e tyre në përmbushjen e objektivave të tyre për trajtimin e krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe çdo krim tjetër, duke përfshirë krimin kibernetik, në një mënyrë proaktive –  tha Drejtuesi i Projektit , Z. D`Achille, në këtë Konferencë.

Projekti PAMECA shpreh mbështetjen e tij për nevojat e ardhshme të Akademisë së Sigurisë dhe pati kënaqësinë të kontribuojë dhe të bashkëfinancojë organizimin e këtij eventi të rëndësishëm.

https://www.asp.gov.al/akademia/index.php/al/2015-08-31-21-12-34/2015-09-08-13-08-29/14-sample-data-articles/618-as-zhvilloi-konferencen-e-iii-te-shkencore-nderkombetare-me-teme-krimi-kompjuterik-kercenimi-kibernetik-dhe-siguria-kombetare-computer-crime-cyber-crime-and-nacional-security

me shume foto …

 

 

/ @sq